9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeASK fillon ditën e parë të punës, drejtori flet, zëvendësi vetëm fotografohet

ASK fillon ditën e parë të punës, drejtori flet, zëvendësi vetëm fotografohet

“Sot me neve është zëvendësdrejtori i Agjencisë z. Arif Asani, që pastaj do ta thërras të përshëndetemi të bëjmë edhe një fotografi të përbashkët këtu”.

U fotografuan bashkë, por zëvendësdrejtori i Agjencisë për siguri kombëtare Arif Asani nuk e mori fjalën. E kur drejtori Viktor Dimovski u pyet për përfaqësimin e drejtë në këtë institucion, ai u përgjigj:

“Gjatë gjithë periudhës ai ishte i përfshirë me këshillat e tij në procesin e përzgjedhjes. Unë mendoj se kemi bërë një hap të madh përpara “, tha Viktor Dimovski drejtor në ASK.

Dimovski nuk zbuloi numrin e të punësuarve dhe buxhetin që ka ndarë qeveria për këtë institucion të ri por vetëm tha se numri i shqiptarëve në këtë institucion është rritur.
Për dallim nga periudha e mëparshme kur numri i të punësuarve nga komunitetet më të vogla etnike në stafin e DBK-së ishte afër 12 përqind, ndërsa tash numri është 16.43 përqind dhe ekziston diskriminim pozitiv për të përmbushur angazhimet kushtetuese për përfaqësim të barabartë i komuniteteve në vendin tonë. Ne nuk do të ndalemi këtu në periudhën e ardhshme e kemi ndërmend të vazhdojmë në këtë drejtim për të rritur atë numër por edhe për të punësuar staf cilësor”, u shpreh drejtori i ASK, Viktor Dimovski.

Ndryshe Dimovski kumtoi se Agjencia për siguri kombëtare, nga sot fillon me punë, duke theksuar se kapacitetet e Agjencisë, sipas ligjit për miratimin e tij dhe harmonizimin e akteve të brendshme për operativitet, prej sot janë vënë në funksion të plotë. Dimovski potencoi se Agjencia në suaza të punës së saj do të përkushtohet në implementimin dhe zbatimin e reformave sipas standardeve evropiane të sigurisë, me çka si faktor i stabilitetit në rajon do të japë kontribut në procesin e tërësishëm për integrimin e vendit tonë në BE dhe NATO. Të punësuarit të cilët janë nga përbërja e kaluar e DSK-së, u janë nënshtruar rivetingut, duke u shqyrtuar baza e të dhënave e 14 institucioneve shtetërore. Kjo është bërë me qëllim që të verifikohen kualifikimet e tyre në fushën e sigurisë. Ndarja e DSK-së dhe kalimi i saj në ASK erdhi si rezultat i publikimit të skandalit me përgjimet e paligjshme, të ashtuquajtura “bomba”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments