15.8 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeASH zgjodhi kryetarët e degëve në Çuçer Sandevë, Gazi Babë, Tetovë, Vrapçisht,...

ASH zgjodhi kryetarët e degëve në Çuçer Sandevë, Gazi Babë, Tetovë, Vrapçisht, Zhelinë, Saraj, Butel dhe Çair

Aleanca për shqiptarët sonte nëpër degë të ndryshme ka zgjedhur kryetarët e tyre në prani të funksionarëve të lartë partiak. Kështu, që nga Çuçer Sandeva, Gazi Babë, Tetovë, Vrapçisht, Zhelinë, Saraj, Butel dhe deri në Çair, ASH ka kryetar të ri të degëve.

Rexhail Mahmudi, është zgjedhur Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët dega Çuçer Sandevë!

Ai u votua nga shumica e kuvendarëve në mbledhjen e Kuvendit të degës e mbikqyri deputeti Abdulla Saliu!

Adnan Alija, afarist, është zgjedhur Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Gazi Babë

Ai u votua nga shumica e kuvendarëve në mbledhjen e Kuvendit të degës!

Punimet e Kuvendit i ndoqi Sekretari Organizativ, Elmi Aziri.

Profesor Abush Islami zgjidhet Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë.

Zgjedhja u bë në mbledhjen e Kuvendit të degës, me shumicë të votave të kuvendarëve, të cilët votuan për kandidatin e përzgjedhur nga komisioni qendror.

Punimet e Kuvendit i ndoqi anëtari i Kryesisë së partisë, Isen Shabani dhe deputeti Adnan Neziri.

Në Kuvendin Zgjedhor të degës së Vrapçishtit në mënyrë unanime për kryetar dege të Aleancës për Shqiptarët u zgjodh Mr. Zulhajrat Demiri.

Në fjalimin e tij falënderues të pranishmëve iu drejtua kryetari i sapozgjedhur Demiri duke i falënderuar kuvendarët për besimin e dhënë, ai theksoi se ky pozicion në shikim të parë paraqet privilegj dhe është i tillë për arsye se në vete ngërthen votë e çdo votë dmth besim e besimi është privilegj, por nga ana tjeter është edhe një përgjegjësi dhe barë e madhe, por premtoi se këtë punë do ta kryej me sinqeritet dhe nder.

Kuvendin zgjedhor e përshëndeti edhe deputeti Adnan Neziri si dhe Kryetari i komunës Isen Shabani, duke i uruar sukses kryetarit të sapozgjedhur të degës.

Denis Aliti u zgjodh Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Zhelinë.

Në prezencë të anëtarëve të Kryesisë, deputetes Artina Qazimi dhe deputetes Ilire Dauti, Kuvendi i degës shqyrtoi propozimin e Komisionit Qendror dhe të njëjtin e miratoi me shumicë votash.

Muhsin Arifi është zgjedhur kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Saraj.

Muhsin Arifi ishte kandidati i cili u përzgjodh nga komisioni, pas konkursit publik për paraqitjen e kandidatëve.

Të njëjtin komisioni ja propozoi Kuvendit të degës ku dhe u zgjodh me shumicën e votave të kuvendarëve.

Punimet e Kuvendit i ndoqi anëtari i Kryesisë, Naim Bajrami.

Izeir Memedi, jurist i diplomuar, është zgjedhur Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Butel.

Ai u votua nga shumica e kuvendarëve në mbledhjen e Kuvendit të degës, ndërsa punimet i ndoqi Sekretari Organizativ i ASH-së, Elmi Aziri.

Dega e Haraçinës mbajti Kuvendin në të cilën Skender Isufi u zgjodh Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Haraçinë.

Punimet e kuvendit i ndoqi anëtari i Kryesisë, Riad Shaqiri.

Zudi Enuzi Koka zgjidhet kryetar i degës së ASH – Çair.

Zudi Enuzi Koka është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Çair.

Enuzi ishte kandidati i cili u përzgjodh nga komisioni qendror, pas konkursit publik për paraqitjen e kandidatëve.

Të njëjtin komisioni ja propozoi Kuvendit të degës ku dhe u zgjodh me shumicën e votave të kuvendarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments