13.9 C
Tetovo
E enjte, 9 Maj, 2024
BallinaLajmeASH reagon lidhur me skandalin e fëmijëve të zyrtarëve të partive politike

ASH reagon lidhur me skandalin e fëmijëve të zyrtarëve të partive politike

Aleanca për Shqiptarët përmes një reagimi kërkon të respektohet rezultati i konkursit për kontrollues të trafikut ajror të përzgjedhur nga kompania daneze

“Skandali i publikuar në mediat vendore lidhur me tentimin për të anuluar konkursin për kontrollues të trafikut ajror pranë M-NAV vetëm pse nuk janë pranuar fëmijët dhe aktivistët e zyrtarëve të partive në pushtet, është rast klasik nepotizmi dhe korrupsioni institucional me pasoja të paparashikueshme në jetë njerëzish.

Kontrolli ajror është sektor jashtëzakonisht i prekur nga korrupsioni i nivelit të lartë, ku gërshetohen interesat financiare të zyrtarëve më të lartë të pushtetit. Ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Rashkovski, ishte zënë duke kurdisur tenderë për pajisje të kontrollit ajror me fonde të BERZH-it, por rasti ende nuk ka gjetur epilog gjyqësor, si shumica e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë në vend.

Për të evituar ndonjë tragjedi të mundshme dhe garantuar obligimet e RMV në kuadër të sistemit ndërkombëtar të menaxhimit të trafikut ajror, u bëjmë thirrje organeve mbikëqyrëse të M-NAV që të zbatojnë përzgjedhjen e bërë nga kompania daneze e trajnimit dhe të ndalojnë menjëherë keqabuzimet në një sektor tejet të ndjeshëm që rrezikojnë jetën e udhëtarëve që shfrytëzojnë Aeroportin e Shkupit, pa dallim shetësie dhe origjine”, thuhet në reagim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments