4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeASH në Gostivar: BDI po manipulon, me 30 mijë euro ndërton Pallat...

ASH në Gostivar: BDI po manipulon, me 30 mijë euro ndërton Pallat Kulture dhe 190 mijë rrjet kanalizimi për katër vendbanime

Aleanca për Shqiptarët (ASH) vazhdon me denoncimin e diskriminimit ndaj komunave shqiptare nga ana e Qeverisë dhe BDI-së. Sipas degës së ASH në Gostivar, BDI me fonde minore po tenton të manipuloj opinionin, duke ndarë vetëm 30 mijë euro për shtëpi kulture në Çegran si dhe 190 mijë euro për rrjetin e kanalizimit për katër vendbanime të Gostivarit.

Ja reagimi i plotë i ASH-së:

BDI tha se përmes Grupit të deputetëve të tyre, për Gostivarin do të ketë shumë amendamente, të cilat do të sillnin projekte dhe investime kapitale për Gostivarasit. Në fakt, ishin vetëm dy amendamente të propozuara, njëri për kanalizim, e tjetri vetëm për dokumentacion teknik, i cili nuk parasheh investim konkret.

Me amendamentin e parë, BDI-ja me vetëm 500.000 denarë të planifikuara me Buxhetin e vitit 2021, u premton banorëve të fshatit Çegran të Gostivarit, se do t’u ndërtojë Pallat Kulture. Janë 30.000 euro, të cilat përmes një amendamenti, i cili kaloi në Komisionin për Financa të Kuvendit të RMV-së që sigurohen për këtë, siç̧ ata e quajnë, projekt kapital. Pallati për Kulturë për këtë fshat, ka qenë një kërkesë e kamotshme e banorëve dhe drejtuesve të SH.K.A “Jahi Hasani” nga Çegrani. Megjithatë, në vend të manipulimit me opinionin dhe me vetë banorët e këtij fshati, BDI duhet të ju sqarojë qytetarëve se ka siguruar mjete vetëm për DOKUMENTACONIN TEKNIK, ashtu edhe siç̧ shkruan në amendamentin e tyre, i cili kaloi në Komisionin në fjalë.

Amendamenti i dytë, i cili parasheh realizimin e projektit për rrjetin e kanalizimit në Lagjen Mllaki, Zonën e 7-të, fshatin Çajlë dhe Forinë, sigurohen 12.000.000 denarë. Pra, me 190.000 euro, BDI pretendon se do t’i bëjë̈ me kanalizim katër vendbanime në Gostivar?!

Ne si opozitë shqiptare kishim propozuar rreth 130 amendamente. Prej tyre u pranuan vetëm tre dhe njëri është për Gostivarin. Bëhet fjalë për amendamentin për çatinë e shkollës në fshatin Çegran ku propozimi ynë ishte sipas projektit të përpiluar që parashihte 11 milion denarë, ndërsa qeveria pranoi vetëm 4 milion denarë. Por, ne i sigurojmë çegranasit se çatia do ndërtohet. Njëjtë sikurse e ndërtuam çatinë e shkollës “Goce Dellçev” në Gostivar. Për “Goce Dellçevin” nuk patëm ndihmë edhe pse ishte në planin e qeverisë. Për shkollën në Çegran, ne premtojmë se do i sigurojmë̈ 7 milion denarë shtesë për të realizuar të njëjtin, pavarësisht se nuk është obligimi i Komunës. Bile, nëse qeveria nuk i përmbahet obligimit t’i mbulon 4 milion denarë komfor amendamentit të propozuar nga ana jonë, ne i sigurojmë çegranasit se do e sigurojmë në tërësi shumën prej 11 milion denarë, sikurse e bëmë̈ me shkollën “Goce Dellçev”.

Sa për sqarim të opinionit, deputetët e koalicionit tonë ASH-AAA, kishin propozuar me dhjetëra amendamente për Gostivarin. BDI dëshmon se nuk ka kapacitet ose nuk dinë ose edhe nuk dëshiron t’i ndihmojë vendbanimet shqiptare. Kjo dëshmohet me investimet për kokë banori që ka Pollogu, aty ku janë të koncentruar shqiptarët, pra është rajoni me më pak investime nga ana e shtetit. Sipas logjikës së partisë BDI ndoshta kaq pak ju “keni borxh” banorëve të këtij rajoni

Sa i takon Gostivarit, ndoshta BDI e ka të vështirë ta pranon realitetin se ky qytet që ata e lanë pas dore, sot lulëzon dhe sa herë mbahen zgjedhje u shkaktojmë humbje. Për këtë, duket se edhe e bllokojnë këtë qytet, të cilin, po të kishin mundësi do ta fshinin edhe nga harta”, thuhet në fund të reagimit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments