15.5 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeASH: Ministria e Arsimit e papërgjegjshme dhe totalisht e papërgatitur për t’i...

ASH: Ministria e Arsimit e papërgjegjshme dhe totalisht e papërgatitur për t’i furnizuar me libra nxënësit

Shkon drejt përmbylljes java e tretë e vitit të ri shkollor,  e nxënësit ende kanë mungesë të teksteve shkollore, ndërsa ato libra që i posedojnë, janë thuajse tërësisht të shkatërruara. Me këtë problematikë po përballen thuajse të gjitha shkollat, thuhet në reagimin e ASh.


“Akoma duhet që ne shqiptarët librat për femijët tanë t’i kompensojmë me fotokopje! E të mos flasim për përmbajtjet sakndaloze të tyre!
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, edhe sivjet përsëritën refrenin se tashmë është përmbyllur procedura për furnizimin publik për pajisje me libra të shkollave fillore dhe të mesme, autorësinë e të cilave e ka kjo ministri dhe se në javën e parë, librat do t’u dorëzohen nxënëse.
Pastaj MASH ndërroi qendrim dhe tha se libra nuk do të ketë deri në përfundim të gjysëmvjetorit.
Lind pyetja: A janë fëmijët tanë edhe sivjet viktima të tenderëve të dyshimtë?”, tha Gazmend Abdija, kryetar i degës së ASh-Gostivar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments