ASH-ja i reagon Zaevit: Nuk jemi BDI, s’mund t’i dirigjosh bashkëpunimet tona

37

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev për koalicionin parazgjedhor të opozitës.

“Frika dhe paniku nga humbja në këto zgjedhje e kanë detyruar kryeministrin Zoran Zaev, partnerin e Sasho Mijallkovit dhe Katica Janevës, që të merret më shumë me opozitën dhe vendimet tona. I bëjmë me dije se ne nuk jemi BDI dhe nuk mund ai të na dirigjojë as veprimet politike dhe as kandidaturat ose bashkëpunimet. Këtë ia dëshmuam kur braktisëm Qeverinë për shkak të këtyre parimeve dhe e dijmë se kjo është dhimbja më e madhe e tij. Për sa i takon logjikës dhe përmbajtjes së bashkëpunimeve, e pyesim publikisht Zaevin: 1. Ku e gjeti logjikën të bëjë koalicion dhe ta emërojë ministër “pacientin” që vetë e denoncoi? 2. Ku e gjen logjikën të mbështesë përsëri Ramiz Merkon për të cilin një herë ju kërkoi falje struganëve që e ka mbështetur, pasi e cilësonte si mafia urbane dhe shkatërrues të Liqenit? 3. Ku e gjen logjikën ta mbështesë përsëri Blerim Bexhetin i cili kurdiste gjykatës dhe prokuror nga defteri i Mijallkovit dhe vetë e akuzon se po e shkatërron Treskën? 4. Ku e gjen logjikën ta mbështesë përsëri Teuta Arifin, kryetaren më të dobët në historinë e Tetovës? 5. Ku e gjen logjikën ta mbështesë Nevzat Bejtën, humbësin serik të cilin gostivarasit tri herë e kanë dënuar me vote? 6. Ku gjen logjikë ta mbështesë Visar Ganiun, i cili bashkë me Shilegovin ndërtojnë murre që e ndajnë qytetin në dysh, ndërkohë që e kanë gojën plot me shoqëri për të gjithë? Në veprimet dhe deklaratat tuaja ka vetëm një logjikë, krimi, korrupsioni dhe ruajtja e kulluqeve që të shpëtoni nga drejtësia. Por, të gjithave ju ka ardhur fundi”, thonë nga ASh-ja,