7.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeASH-AAA: Skandaloze, Pas raportit të SHBA-së, këshilltarja e Zaevit propozohet në Këshillin...

ASH-AAA: Skandaloze, Pas raportit të SHBA-së, këshilltarja e Zaevit propozohet në Këshillin Gjyqësor

Reagim i plotë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

Pas raportit të SHBA-së, këshilltarja e Zaevit propozohet në Këshillin Gjyqësor

Qeveria arrogante SDSM-BDI çdo ditë e më tepër po e çon vendin drejt humnerës dhe e largon nga strukturat euro-atlantike.

Një ditë pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për krim dhe korrupsion, ku theksi i veçantë u vendos në gjyqësor, kjo Qeveri vendosi tu përgjigjet me një vendim skandaloz.

Financuesja e SDSM-së, këshilltare e Zoran Zaevit dhe anëtare në Bordin e Telekomit, Tanja Çaçarova Ilievska, është propozuar për anëtar në Këshillin Gjyqësor. Si anëtare e këtij këshilli është e qartë se çfarë gjykatësish do të nominojë nesër nëpër Gjykatat e vendit dhe ku do të përfundojë spiralja e partizimit të gjyqësorit.

Ky rast tregon se SDSM-BDI janë bërë edhe më zi se Gruevski dhe gjykatësit nga “defteri” i Jankullovskës, po zëvendësohen me ato nga kabinetet e SDSM-BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments