2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeASH-AAA / Shëmtia e BDI-së nuk mund të mbulohet me skuterë dhe...

ASH-AAA / Shëmtia e BDI-së nuk mund të mbulohet me skuterë dhe gënjeshtra

REAGIMI

Blerja e disa skuterëve për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme është vetëm një përpjekje për të mbuluar luksin e zyrtarëve të BDI-së. Në prag të zgjedhjeve lokale, Bujar Osmani dëshiron të hedhë hi në sytë e qytetarëve, ndërsa anëtarët e partisë së tij, kryetarët e komunave të Dibrës, Strugës, drejtorët e ndërmarrjeve publike, si dhe vetë Qeveria, shpenzojnë miliona denarë në makina të shtrenjta, thotë reagimi i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pas njoftimit nga Ministria e Punëve të Jashtme për “diplomacinë e gjelbër”.Tani që ministri ka dështuar në çdo fushë të përgjegjësisë dhe ka sjellë diplomacinë tonë dhe procesin e integrimit në një gjendje kolapsi, ai po bën PR kot më kot me skuterë prej 200 eurosh. “Ne do të dëshironim që ai të paktën t’i blinte ato me një çmim tregu, duke pasur parasysh të kaluarën e tij të mbushur me dyshime të korruptuara kur bëhet fjalë për tenderët publik.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments