15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeASH-AAA: PROKURORËT E BDI-së NË MBROJTJE TË KRIMIT TË ZYRTARËVE TË BDI-së!

ASH-AAA: PROKURORËT E BDI-së NË MBROJTJE TË KRIMIT TË ZYRTARËVE TË BDI-së!

Gjykatat dhe prokuroritë tona vazhdojnë të jenë të partizuara dhe të politizuara, madje në shërbim të zyrtarëve politik, duke i mbrojtur ata në vend qe ti akuzojnë për shkelje ligji – thuhet në një reagim nga koalicioni ASH-AAA.

“I tillë është rasti i prokurorëve të  lartë  Mustafa Hajrullai dhe Dilaver Bekteshi për Gjykatën e Apelit Shkup për funksionarët e BDI-së Ejup Halimi dhe Ismet Guri,  të cilët kërkojnē t’ju pranohet ankesa e tyre, që të ju hiqen dënimet me burg dhe të kthehet në rigjykim lënda për falsifikim të rezultateve zgjedhore” – reagojnë nga ASH-AAA.

Ky është një skandal i radhës dhe është një argument më shumë që vërteton pohimet tona se Kryetar gjykatash, prokuror te lartë të instaluar nga BDI, anëtar të këshillit gjyqësor e prokurorial, vazhdojnë të mbrojnë zyrtarët e BDI të përshirë në krim e korrupsion. Pikërisht edhe kjo është arsye se pse deri tani nuk ka dhënë përgjegjësi penale asnjë zyrtar apo ish zyrtar i BDI-së – thonë nga ASH-AAA.

“Këta prokuror dhe gjykatës të zgjedhur e të emëruar nga BDI, asnjëherë nuk e ngritën zërin e tyre ndaj proceseve të montuara politike ndaj shqiptarëve dhe kurrë nuk i mbrojtën ata siç po i mbrojnë zyrtarët e BDI-së. Janë këto prokuror e gjykatës të BDI, njëjtë si ato të afërt me LSDM tani dhe dikur me VMRO, që e mbajnë peng sistemin e drejtësisë dhe pamundësojnë reforma në sistemin e drejtësisë” -thonë nga koalicioni ASH-AAA.

Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA e ripërsërit qëndrimin se detyrimi për ridefinimin e sistemit të drejtësisë është çështja më urgjente në vendin tonë. Ne si koalicion kemi nisur një letër ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE për dërgimin e një misioni të BE-së, që do ta reformojë sistemin e drejtësisë dhe që do të merret veçmas me rastet e montuar politike, për të cilën vlerësojmë se është bërë domosdoshmëri për perspektivën e Maqedonisë së Veriut. Prandaj, gjejmë rastin që t’i drejtohemi faktorit ndërkombëtar në vendin tonë që ta marrë seriozisht kërkesën tonë për të na ndihmuar në reformimin e drejtësisë. Në të kundërtën, Maqedonia e Veriut po rrëshqet drejt modelit të Bjellorusisë dhe vendeve ku nocioni drejtësi nuk ka asnjë lidhje me të drejtën – thuhet në reagimin e ASH-AAA. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments