13 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeArtan Grubi: Putini i di të gjitha fshatrat në RMV,ka dashur të...

Artan Grubi: Putini i di të gjitha fshatrat në RMV,ka dashur të destabilizojë Maqedoninë e Veriut.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në panel diskutimin “Në rrugën drejt BE-së: Shfrytëzimi i mundësive për integrim të shpejtë” tha se presidenti rus, Vladimir Putin ka dashur të destabilizojë Maqedoninë e Veriut.
Grubi u shpreh se ka patur deklarata nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov dhe nga zëdhënësja Zaharova që i dinte të gjithë fshatrat në Maqedoni dhe të cilat i ka përmendur në intervistat e tij në mediume ndërkombëtare.
“Dhe thoshte që udhëkryqi i zjarrit për Rusinë në lidhje me zgjerimin e NATO-s, është Maqedonia. Kjo është deklaratë e cituar nga z.Lavrov, ndërsa më pas z.Putin nxiste në mediumet e tij, duke e përmendur edhe Grushinën e Kumanovës në intervistat e tij, se si i di të gjitha fshatrat në Maqedoni, për të nxitur tensione ndëretnike të RM mes shqiptarëve dhe maqedonasve, deri te rastet tragjike që ndodhën në qytetet tona”, tha Grubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments