22.4 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaEkonomiTë ardhurat e Starbucks-it nën shënjestrimin e bojkoteve ulen në tremujorin e...

Të ardhurat e Starbucks-it nën shënjestrimin e bojkoteve ulen në tremujorin e parë

Të ardhurat e kompanisë u ulën me 2 për qind në bazë vjetore në periudhën janar-mars, duke rënë në rreth 8,6 miliardë dollarë. Pritjet e tregut ishin që kompania të gjeneronte të ardhura prej 9,1 miliardë dollarë në këtë periudhë.

New York

Të ardhurat e Starbucks, një prej kompanive që u përball me protesta dhe fushata bojkotimi për shkak të sulmeve të Izraelit në Gaza, u ulën në periudhën janar-mars, bën të ditur kompania, transmeton Anadolu.

Sipas kësaj, të ardhurat e kompanisë u ulën me 2 për qind në bazë vjetore në periudhën janar-mars, duke rënë në rreth 8,6 miliardë dollarë. Pritjet e tregut ishin që kompania të gjeneronte të ardhura prej 9,1 miliardë dollarë në këtë periudhë.

Edhe shitjet e Starbucks të cilat pritej të rriteshin gjatë kësaj periudhe, shënuan gjithashtu rënien e tyre të parë që nga fundi i vitit 2020, duke u ulur me 4 për qind. Trafiku në dyqanet e Starbucks gjithashtu u ul me 6 për qind.

Fitimi për aksion i kompanisë, i cili në periudhën janar-mars të vitit të kaluar ishte 79 cent, në të njëjtën periudhë të këtij viti është ulur në 68 cent. Kompania pritej të sillte fitime prej 79 cent për aksion.

“Performanca jonë këtë tremujor ishte zhgënjyese dhe nuk i përmbushi pritshmëritë tona”, tha në një telekonferencë Kryeshefi Ekzekutiv (CEO) i Starbucks, Laxman Narasimhan.

Narasimhan tha se vazhdojnë të ndiejnë efektin e një konsumatori më të kujdesshëm në disa tregje të rëndësishme dhe tha se përkeqësimi i perspektivës ekonomike ndikon edhe në shitje duke ushtruar presion mbi trafikun e klientëve.

Duke shpjeguar se ende shohin luhatje ekonomike në Lindjen e Mesme, Narasimhan tha se ruajnë besimin e tyre në mundësitë e rritjes afatgjatë të rajonit.

Narasimhan njoftoi muajin e kaluar se Fondacioni Starbucks dhe Alshaya Group me bazë në Kuvajt, e cila zotëron të drejtat e operimit të kompanisë në Lindjen e Mesme, dhuruan 3 milionë dollarë për përpjekjet humanitare për të ofruar ndihmë ushqimore në Gaza dhe Kuzhinës Qendrore Botërore (WCK).

Drejtuesit e Starbucks ia atribuuan ngadalësimin e shitjeve në tremujorin e kaluar bojkoteve që synonin kompaninë për shkak të “keqkuptimit” të qëndrimit të kompanisë ndaj Izraelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments