14.6 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeA do të jetë ASH pjesë e “Frontit Europian”? Kovaçevski: Vlerësoj se...

A do të jetë ASH pjesë e “Frontit Europian”? Kovaçevski: Vlerësoj se në fund, koalicioni ynë do t’i ketë të gjitha partitë politike të koalicionit aktual

Këto zgjedhje nuk do të jenë mes të majtës dhe të djathtës, këto zgjedhje do të jenë mes Perëndimit dhe Lindjes. Në vitin 2024 ashtu do të jenë zgjedhjet, këtë e tha mes tjerash kryeministri në largim, Dimitar Kovaçevski, i pyetur nëse kanë arritur që gjatë ditës së djeshme të bindin kryetarin e ASH-së, Arben Taravari të bëhet pjesë e të ashtuquajturit “Front Europian”, përcjell TV21. Kovaçevski tha se edhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së e thanë qartë se qytetarët tanë janë “Para zgjedhjes së Europës, ose diçka tjetër”.

“Në fund vlerësoj se koalicioni ynë do t’i ketë të gjitha partitë politike që sot janë pjesë e këtij koalicioni pro-europian, të këtij koalicioni progresiv, ndërsa qytetarët shumë qartë tregojnë përmes të gjitha anketave se janë për integrim europian të vendit”, deklaroi Kovaçevski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments