Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasditen e sotme, në një seancë, miratoi konkluzionin për shpalljen përfundimtare të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve të parakohshme në Bërvenicë, bazuar në procesverbalin e pranuar nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Bërvenicë, në të cilin konstatohet zgjedhja e Arkin Jahijit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI). Me konkluzionin e miratuar nga KSHZ-ja, Arkin Jahiji nga AKI është kryetar i Komunës së Bërvenicës.“Brenda afatit prej 24 orësh nga pranimi i vendimit për ankesën lidhur me procedurën e votimit, përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve, nëpërmjet KSHZ-së nuk është paraqitur padi në Gjykatën Administrative. Me këtë janë shteruar të gjitha mjetet juridike lidhur me procedurën e votimit, përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve, duke u plotësuar kështu kushtet ligjore që KSHZ-ja të miratojë konkluzionin për shpalljen përfundimtare të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, deklaroi kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq.
Anëtarët e KSHZ-së, në seancën e 28-të, miratuan gjithashtu konkluzionin se më 6 nëntor 2026 kanë përfunduar zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Mariçiqi i uroi Jahijit mandatin e kryetarit të komunës, ndërsa Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Bërvenicë e uroi për organizimin me sukses të zgjedhjeve në të dy raundet, më 18 tetor dhe 1 nëntor 2026.
