6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeArritën 3 mijë vaksina ruse “Sputnik V”,me aeroplan ER SERBIA

Arritën 3 mijë vaksina ruse “Sputnik V”,me aeroplan ER SERBIA

3000 doza vaksina nga lloji “Sputnik V” nga Rusia, me avionin e AIR Serbia arritën në vend. Vaksina do të ruhet në -18 gradë, në poliklinikën “Jane Sandanski” në frigoriferë të veçantë. Vaksinimi do të fillojë të mërkurën pasi që Agjencia për barëra të përfundojë të gjithë dokumentet juridike formale. Të parët do të vaksinohen të moshuarit me sëmundje kronike, ndërsa do të informohen përmes mjekëve amë dhe do të thirren në pikat për vaksinim. Në Shtëpitë për të moshuar vaksinimi do të zbatohet nga vetë institucioni.

“Kjo është dërgesa e parë prej 3 mijë dozave të vaksinës ruse. Dëshiroj të shpreh falënderim deri te ambasadori Bazdnikin. Këto ditë do të vazhdojmë komunikimin me qëllim që të organizohemi për blerjen e sasive të tjera. Bëhet fjalë për vaksina që janë të ndryshme në pjesën e vaksinimit dhe rivaksinimit. Vazhdon procesi i imunizimit të punëtorëve shëndetësorë, e më pas edhe i qytetarëve. Vazhdojmë me planin nacional për imunizim, së pari do të vaksinohet qytetarët më të moshuar me sëmundje kronike”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ambasadori rus, Sergej Bazdnikin shprehi gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Rikujtoi bashkëpunimin me Qeverinë dhe paralajmëroi zgjerimin e sferave të bashkëpunimit.

“Kjo është vaksina e parë e regjistruar në botë. Vaksina është e sigurt dhe efikase, ndërsa tani me të drejtë po bëhet më e shitura në botë. Tani po zhvillohet me procedurë të përshpejtuar kontrolli i vaksinës nga Agjencia evropiane. Në OBSH po shqyrtohet kërkesa që Sputnik V që të përfshihet në listën e barërave të miratuara nga ata”, tha Bazdnikin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments