10.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaKronikëArrestohen katër tetovarë të kapur me armë gjahu

Arrestohen katër tetovarë të kapur me armë gjahu

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër BB (30), BE (36), AS (21) dhe IR (23), të gjithë nga Tetova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim dhe tregtim pa leje. në armë zjarri apo eksploziv” dhe “gjueti pa leje”. Më datë 15.05.2021, në vendin e quajtur “Tre Ujërat”, efektivët e policisë gjetën të denoncuarit në një shtëpi fundjave me armë zjarri gjahu. BB-së iu gjet një karabinë “Sava Kranj” 8.57 mm me tre fishekë, për të cilën nuk kishte patentë, B.E iu gjet një pushkë gjuetie “Ata Arms” 12 mm, këllëf me 37 gëzhoja, pistoletë “Glock” kalibër 9.19 mm me 16 fishekë, AS iu gjet një thikë gjuetie me teh 15 cm, me qëllim gjuetinë në vendgjuetinë “Ljuboten” gjatë “stinës së gjuetisë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments