14.6 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeArrestimi i 233 personave që shisnin drogë pranë shkollave, jehonë në mediat...

Arrestimi i 233 personave që shisnin drogë pranë shkollave, jehonë në mediat e huaja

Megaoperacioni për ndalimin e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, që çoi pas hekurave 233 persona, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Në operacionin mbarëkombëtar ku morën pjesë 3000 oficerë, u shkatërruan 23 grupe kriminale që dyshohet se shpërndanin kanabis, kokainë, heroinë dhe ekstazi pranë shkollave dhe universiteteve, shkruan Abc News.

Më tej, media ndërkombëtare citon ministrin e Brendshëm Taulant Balla: “Prindërit dhe familjet shqiptare sot po vlerësojnë policinë e shtetit dhe gjithashtu presin punë sistematike kundër kriminelëve të çdo lloji”.

Ndërkohë, përmendet fakti se Shqipëria ka pasur prej kohësh reputacionin si rruga kryesore evropiane e trafikut të drogës. Për një kohë të gjatë, ajo u konsiderua gjithashtu si një qendër e prodhimit të marijuanës.

Pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, qeveria e majtë e Partisë Socialiste e kryeministrit Edi Rama prezantoi synimin për shkatërrimin e bimëve të kanabisit, raporton Associated Press. Gjatë dy viteve të ardhshme, ajo shkatërroi miliona bimë kanabisi me një vlerë tregu prej 7 miliardë eurosh, mbi dy të tretat e prodhimit të brendshëm bruto vjetor në atë kohë.

Operacioni antidrogë vuri në pranga 233 shpërndarës të substancave narkotike, ku mbi 100 prej tyre ushtronin veprimtarinë kriminale në kryeqytet e kishin shënjestër të rinjtë në moshë shkollore. Fijet e shpërndarësve me sekserët e vegjël në shkolla po këputen nëpërmjet megaoperacionit të koduar “Tempulli”.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments