4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeArif Asani / Numri i shqiptarëve në ASK, së shpejti 25...

Arif Asani / Numri i shqiptarëve në ASK, së shpejti 25 %

Vazhdon rritja e numrit të punonjësve shqiptarë në radhët e Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet zv.drejtori i ASK-së, Arif Asani. Para se të formohet ASK-ja, numri i të punësuarve shqiptarë ka qenë vetëm 11% ndërsa tani kjo përqindje është rritur në 17,5%.

Sipas drejtorit Asani, kjo shifër do të vazhdojë të rritet dhe do të bëhet 25% aq sa e parasheh norma kushtetuese.

Agjencia për Siguri Kombëtare gjithashtu ka formuar dhe sektorin për çështjen e përkthimeve dhe përdorimin e gjuhëve, dhe se sipas tij, për një kohë të shkurtër ligji për përdorimin e gjuhëve do të respektohet në përgjithësi. Si shembull Asani ka cekur faqen elektronike.

Për punën profesionale ka garantuar edhe vet kryeministri Zaev. Ai thotë se Agjencia punon ashtu siç e parashikon Kushtetuta, ligjet dhe aktet nënligjore, ashtu siç i ka hije një shërbimi të sigurisë të një vendi anëtare e NATO-s.

Ndryshe dje ASK festoi 1 vjetorin e themelimit, ku prezent ishin krerët më të lartë shtetërorë, drejtori i ASK-së, dhe zv.drejtori Arif Asani. Manifestimi u mbajt në Klubin e deputetëve në Shkup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments