12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeShkup / 8 milion euro për vetura zyrtare për 3 vjet

Shkup / 8 milion euro për vetura zyrtare për 3 vjet

Për vetura të reja për vetëm 2.5 vjet, shteti ka shpenzuar 8 milion euro. Janë blerë 392 automjete me çmim mesatar prej 17 mijë eurove. Brendet e preferuara janë “Skoda” dhe “Volksfagen”, ndërsa në 71% të tenderëve ka marrë pjesë vetëm një kompani.

“Të gjithë e dimë se sa ka në vend dilerë të automobilave, të gjithë e dimë se është biznes i zhvilluar dhe habit fakti që ka vetëm një ofertë në këto tenderë. Një apo dy oferta ka në 90% të tenderëve. Që do të thotë se konkurrencë të vërtet ka pasur vetëm në 10% të tenderëve”, tha German Fillkov nga Qendra për komunikime civile.

Shërbimi që merret me blerjen e veturave për ministrat dhe funksionarët tjerë, për dy vjet e gjysmë ka blerë më së shumti, përkatësisht 46 automjete, të gjithë nga brendi “Pasat”. Më pas vijon Inspektorati i tregut, inspektorati i bujqësisë 22 vetura, Drejtoria e doganave me 13, e më pas vijojnë institucionet me ose nën 11 vetura.

“Interesante është rreth pajisjeve, si ne e kuptojmë se ka pajisje të ndryshme. Keni model të njëjtë që kushton 39 mijë, ndërsa dikush ka paguar 46 mijë euro. Që do të thotë se bëhet fjalë për pajisje të ndryshme. Askund nuk pamë shpjegim për arsyet, pse u nevojitet veturë me pajisje të tillë. Pse u nevojitet veturë prej 46 mijë eurove dhe pse automobil prej 20 mijë eurove nuk mund ta kryej funksionin e njëjtë”, u shpreh German Fillkov nga Qendra për komunikime civile.

Nuk ekziston rregullore në lidhje me atë se kush, çfarë dhe sa veturë të shtrenjtë mund të blerjë, andaj për këtë vendoset individualisht.

Në periudhën e hulumtimit të Qendrës për komunikime civile, theksohet se edhe më tej vetura më e shtrenjtë është ajo e Kryetarit të Komunës së Strugës, Audi A6, në vlerë prej 66 695 euro.

“10 janë me çmim prej mbi 10 mijë eurove, ndërsa ¼ e të gjithë veturave janë mbi 30 mijë euro. Kjo është Audi A6 e njohur, mjaft e komentuar, por u gjend edhe në periudhën prej 2018 deri më sot, më pas kemi Comfort linë, “Pasat” i Video lotarisë shtetërore, e më pas komuna e Dibrës ka “Tiguan” prej 49 mijë eurove”, deklaroi German Fillkov nga Qendra për komunikime civile.

Kompanitë më dominonte prej të cilave janë blerë automjete janë Porsche Lizing, Delluks auto, Euroimpeks dhe Jodifov nga Manastir.

Sipas hulumtimit të njëjtë i bërë për periudhën 2013-2015, mund të sjellët konkluzion se është rritur për 21% blerja e veturave zyrtare. Në hulumtim nuk janë kyçur veturat e volitshme./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments