12.4 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeSa ish funksionarë do të fitojnë apanazh?

Sa ish funksionarë do të fitojnë apanazh?

Skadon së shpejti afati që kanë ish deputetët për të parashtruar kërkesa që të fitojnë të drejtën e rrogës së rregullt mujore edhe pas përfundimit të mandatit. Deri tani nga Kuvendi nuk ka përgjigje se sa deputetë kanë parashtruar kërkesë dhe sa prej tyre i plotësojnë kushtet që të vazhdojnë të paguhen nga buxheti i Kuvendit. Ndërkohë, ish ministrat nga përbërja e kaluar e kabinetit qeveritar, kanë edhe disa javë në dispozicion për të dorëzuar kërkesat për apanazh. Kryeministri Zoran Zaev nuk sqaroi planet e pushtetit për të shfuqizuar ose jo këtë përfitim që gëzojnë funksionarët por tha se do t’u krijojë mundësi ish funksionarëve të inkuadrohet në institucionet shtetërore për të kontribuar me përvojën e tyre.

igurisht, parlamenti mendon për këtë gjë. Ne politikanët, kryetarët e partive politike dhe në rastin konkret edhe unë si kryeministër do ta them mendimin tim por një gjë e di, një pjesë e madhe e përbërjes së kaluar të Kuvendit do të ketë ofertë personalisht nga unë si kryeministër që të inkuadrohet në institucionet publike. Muajt e ardhshëm janë për vendime të këtilla dhe besoj se 50-60% e apanazhëve menjëherë do të bien sepse vijojnë angazhime për këto persona – u shpreh Zoran Zaev, kryeministër.

Ligji për rrogat e deputetëve dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe emëruar parashikon që:

“Deputeti … funksionari dhe nëpunësi udhëheqës të cilin e emëron Kuvendi, Presidenti ose Qeveria… mundet të marrë rrogë pas përfundimit të funksionit në kohëzgjatje prej një viti, edhe atë:

– Tre muaj, nëse funksionin e ka ushtruar deri më gjashtë muaj,
– Gjashtë muaj, nëse funksionin e ka ushtruar gjashtë muaj dhe një ditë deri më 12 muaj,
– Nëntë muaj, nëse funksionin e ka ushtruar 12 muaj dhe një ditë deri më 24 muaj dhe
– 12 muaj, nëse funksionin e ka ushtruar 24 muaj dhe më shumë.”

Kërkesa dorëzohet 30 ditë pas përfundimit të mandatit kurse të drejtën për apanazh e konfirmon trupi kompetent në Kuvend. Këtë privilegj e gëzojnë dhe deputetët dhe funksionarët që japin dorëheqje nga posti, nëse i plotësojnë kushtet tjera. Të drejtën për apanazh ish deputeti ose ish funksionari e humb nëse plotëson kushtet për pension, nëse e kërkon vetë, nëse punësohet ose emërohet në funksion tjetër. Pagesa e apanazhit bëhet nga buxheti i institucionit ku ka marrë rrogën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments