9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeArianit Hoxha: Presim rendimente të mira nga gruri

Arianit Hoxha: Presim rendimente të mira nga gruri

 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave pret rendimente të mira nga korrja e këtij viti dhe për të mbledhur rreth 260.000 tonë grurë, theksoi ministri Arjanit Hoxha në ditën e parë të korrjes në KB “Pellagonija” – Manastir.

Hoxha rikujtoi se sipërfaqet me grurë janë rritur këtë vit, ndërsa shteti vazhdon të stimulojë prodhimin e kësaj kulture bujqësore.

“Toka e punueshme nën grurë në 2021 është rreth 79.000 hektarë dhe kjo është rritje prej 7 për qind krahasuar me vitin 2020. Bazuar në të dhënat nga njësitë rajonale të MBPEU-së, këtë vit ne presim një rendiment mesatar prej rreth 3.200 deri në 3.500 kilogram grurë për hektar ose rreth 260.000 ton grurë”, tha Hoxha.

Në manifestimin e hapur “Ditët e Korrjes – drithëra për jetë”, ministri Hoxha theksoi se shteti do të vazhdojë të motivojë prodhimin e grurit të bukës nëse gruri mbjellet me material farë të certifikuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments