10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeTETOVË: VAKSINOHEN MËSIMDHËNËSIT DHE PUNONJËSIT NË ARSIM

TETOVË: VAKSINOHEN MËSIMDHËNËSIT DHE PUNONJËSIT NË ARSIM

QAZIMI: VAKSINIMI INSTITUCIONAL DO TË VIJOJË DERI DITËN E PREMTE


Ka filluar vaksinimi I të gjithë mësimdhënësve të cilët kanë mbetur pa u vaksinuar por dhe I të punësuarve në cerdhe, shkolla fillore te mesme si dhe insititucione të tjera arsimore.

RAMIJE DAUTI- DREJTORESHË IPKKF “RINIA” TETOVË

Vaksinimi në cerdhe ka filluar duke u organizuar nga Ministria për punë dhe politikë sociale ku kishim diku 48 të punësuar të vaksinuar një numër I të punësuarve janë lahjmëruar vëtë dhe janë vaksinuar në punktin e Tetovës, por dukë falenderuar angazhimit të komunës për t`u vaksinuar të gjithë ata që duan dmth nesër e kemi rastin që të gjithë të punësuarit të janë lajmëruar diku 37 të punësuar të gjithë do të jenë të vaksinuar.

Deri ditën e Premte pritet që të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit dhe punonjësit në institucione arsimore thonë nga punkti për vaksinim në Tetovë.

AHMED QAZIMI – KORDINATOR I QENDRËS RAJONALE PËR VAKSINIM TETOVË

Nga dita e premte filloi vaksinimi intitucional të arsimit parashkollor, fillore dhe të mesme si dhe sot vijon vaksinimi I mësimdhënësve të universiteteve , ashtu që u kaluan gjashtë shkolla deri tani deri në fund të javes do kalohen dhe të tjerët. Deri të premten të gjithë mësimdhënësit që kanë shprehur dëshirë të vaksinohen do të realizohet bashkë me punonjësit e cerdheve të qytetit.

Edhe gjatë perjudhës së verës fëmijtë ndjekin aktivitetet në cerdhet e qytetit , aktualisht në  “Rinia” ka rreth 300 fëmijë me qëndrim ditor. Drejtorja Dauti bën të ditur se është vazhdimisht në kontakt me prindërit për të respektuar rendin dhe protokollet e cerdhes për parandalimin e COVID-19 , duke theksuar se po vijon edhe procesi I aplikimeve të reja dhe përgatitjeve për fillimin e Shtatorit. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments