10 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaOpinionArben Zeqiri / Një koncert me vajtojcat e Zajazit

Arben Zeqiri / Një koncert me vajtojcat e Zajazit

Shkruan: Arben Zeqiri, ASH
Fillimisht, për gjeneratat e reja që nuk kanë dëgjuar, vajtojcat e Zajazit kanë qenë grup i grave që kanë qarë dhe thurur vargje pikëlluese nëpër ceremini mortore. Ata janë thirur nga familja e të ndjerit edhe pse nuk kanë pasur lidhje familjare dhe kanë recituar tekse pikëlluese për të ndjerin.Nëse do të ishte i njerëzishëm dhe i ndërgjegjshëm, aq më tepër që vjen nga i njëjti fshat dhe është i njoftuar, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në 20 vjetorin e sundimit të partisë së tij do të duhej të organizonte një manifestim të tillë mortor dhe jo koncert me këngë zbavitëse, rep e të ngjashme. Arsye për një shfaqje me vajtojcat e Zajazit ka shumë, madje më shumë se asnjë herë më parë.

Që nga ditët e para të sundimit të kësaj partie, kur u montua rasti “Sopoti” shqiptarët e pafajshëm filluan të përndiqen, burgosen madje edhe të vdesin burgjeve. Janë dhjetë e qindra shqiptarë të pafajshëm që u burgosën, ndërsa dhjetëra të tjerë u vranë në mënyrë të drejtëpërdrejtë si pasojë e paaftësisë e shpesh herë edhe si pasojë e politikave të kësaj partie. Edhe për rastin e Brodecit BDI duhet të vajtojë sepse e vërteta e atij rasti është krejt ndryshe nga ajo që në kohën kur kishin fuqi arritën ta mbulojnë me propagandën e tyre.

Ndërkaq, rastet si Monstra, Allfa, Burhani, Lagja e Trimave, vrasja e Komandant Shqiponjës, të gjitha këto lanë shumë gra të veja të veshura në të zeza, fëmijë jetim, prindër me zemër të përvëluar e tragjedi nga më të rëndat. Në shumicën e rasteve pafajsia e të burgosurve u dëshmua edhe pse sistemi akoma i mban në burg.

Një arsye tjetër për vajtim janë shtëpitë e boshatisura si pasojë e migrimit që poashtu erdhi falë sundimit 20 vjeçar të BDI-së. Ali Ahmeti për dy dekada e zbrazi edhe vendlindjen e tij, Kërçovën dhe të gjitha qytetet e tjera të banuara kryesisht me shqiptarë.

Ky sundim ndau familjet, po rrezikon asimilimin e fëmijëve, boshatisi fshatra e qytete dhe përloti shumë prindër e gjyshër. Sundimi BDI-së rrënoi çfo sferë të jetës së shqiptarëve, arsimin, shëndetësinë e të mos flasim për sigurinë e mbrojtjen. Shqiptarët sot vriten jo vetlm nga sistemi por edhe nga krimi dhe kriminelët që kanë mbrojtjen e partisë së Ahmetit. Sot, për të sotshmen s’dua të ju lodh, atë e përjetojmë të gjithë, që në mëngjes kur dalim të blejmë bukë…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments