6.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeAntikorupsioni ia finalizon aktpadinë penale,a Blerim Bexheti “ habitet” me reagimin e...

Antikorupsioni ia finalizon aktpadinë penale,a Blerim Bexheti “ habitet” me reagimin e kryeministrit Zaev

Pavarësisht mohimeve të kryeministrit Zaev, kreu i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti në një bisedë telefonike për Alsat, këmbëngul në atë që tha para disa ditësh, se Zaev i ka kërkuar atij që të ndërhyjë në gjyqësorë. Bexheti nuk deshi të komentojë më shumë në lidhje deklaratën e Zaev por tha se do të prononcohet kur të ketë moment të ri. Nga ana tjetër Komisioni Anti-korrupsion është në fazën finale të përgatitjes së iniciativës për ndjekje penale të Belerim Bexhetit, të cilën javën e ardhshme do e dorëzojë në Prokurorinë Publike. Kryetarja e Anti-korrupsionit Biljana Ivanovska thotë se nuk kanë vepruar nën presion kur është hapur lënda dhe se e njëjta nuk është inciuar në shenëj hakmarrje. Sipas saj, lënda është hapur në muajin mars, e jo më 17 korrik, siç pohon Bexheti.

Padia penale po përgatitet, javën e ardhshme do të dorëzohet në Prokurorinë Publike. Presione nuk kemi pasur e as që kemi tani. Përveç asaj që është thënë në publik, e që nuk korrespondon me të vërtetën sepse Anti-korrupsioni nuk e ka hapur lëndën kur kryeministri paska folur më 17 korrik, me kryetarin e komunës, por lënda është hapur më 20 mars, kur të të gjithë institucionet u prononcuan si jo kompetente, dhe ne nga ajo që dëgjuam në media e hapëm lëndën për platformat jo legale në Matkë”-tha Biljana Ivanovska, kryetare e Anti-korrupsionit.

Komisioni për parandalimin e korrupsionit kërkoi ndjekje penale për kreun e Sarajit Blerim Bexheti për shkak të mos-veprimit ndaj kërkesave për legalizimin e platformave jo-legale në Matkë. Sipas Komisionit antikorrupsion, platformat ilegale nuk i nënshtrohen legalizimit, por edhe përkundër këtij fakti Bexheti nuk i refuzoi kërkesat e madje i mbajti në sirtar ato. I pakënaqur me këtë konstatim të anti-korrupsionit, Bexheti paralajmëroi padi ndaj anëtarëve të komisionit, duke vlerësuar se ky vendim është sjellë në mënyrë jo profesionale dhe hakmarrje nga kryeministri. Bexheti thotë se Zaev e ka thirrur dhe nga ai ka kërkuar që të ndikojë tek disa anëtarë të këshillit gjyqësor për shkarkimin e një kryetari të gjykatës. Por kjo u mohua nga kreu i qeverisë i cili pranoi se ka biseduar me Bexhetin por se vetëm është interesuar nëse ndonjë nga anëtarët e këshillit gjyqësor po e mbron kreun e supremes, Jovo Vangellovski.

Besian Leka

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments