16.4 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaAnijet turke “nxijnë” detin, 11 mijë ushtarë në gatishmëri: Çfarë po ndodh...

Anijet turke “nxijnë” detin, 11 mijë ushtarë në gatishmëri: Çfarë po ndodh përballë Greqisë dhe Rusisë

Forcat detare, këmbësoria dhe aviacioni turk vijojnë stërvitjen e madhe të quajtur “Atdheu Blu 2022”, në të cilët do të angazhohen mijëra ushtarë dhe qindra anije, avionë dhe helikopterë.

Ishte vetë Presidenti Erdogan dhe ministri i Mbrojtjes Akar që përshëndeten nisjen e stërvitjes së madhe, e cila do të zhvillohet në ujërat e detit të Zi si edhe të Egjeut. Doktrina detare turke fokusohet mbi “Atdheun Blu”, e cila parashikon shtrirjen detare të Turqisë në detin e Zi, por më shumë në Egje në hapësira më të mëdha se sa ka aktualisht nën kontroll Turqia.

Turqia do të angazhojë 144 anije dhe disa nëndetëse në këtë stërvitje krahas helikopterëve dhe avionëve.

Gjatë një komunikimi me ushtarët dhe gjeneralët që drejtojnë stërvitjen, Erdogan tha se është domosdoshmëri armatosja e mëtejshme e ushtrisë turke.

Stërvitje të tilla shihen me shqetësim nga Athina pasi sipas tyre kanë synime tërësisht ekspansioniste në Egje. Jo më kot, Greqia ka porositur avionë dhe fregata nga Franca, të cilat pritet të balancojnë forcat në Egje mes dy shteteve rivale. /abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments