10.3 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaEkonomiRrjeti më i madh turk i shitjeve me pakicë EVDEMA po vjen...

Rrjeti më i madh turk i shitjeve me pakicë EVDEMA po vjen në Ballkan, ndër lokacionet Shkupi,Tetova…

Rrjeti më i madh turk i shitjeve me pakicë po planifikon të zgjerohet në Ballkan. Dyqani i parë do të hapet në Beograd, ndërsa deri në fund të vitit 2023 është planifikuar hapja e dyqanit edhe në Shkup,Tetovë…

Evdema, zinxhiri më i madh turk i shitjes me pakicë planifikon të zgjerohet në Ballkan, lokacioni i parë në këtë zonë do të jetë Beogradi, ndërsa deri në fund të vitit 2023 planifikohet të hyjë në tregun e Maqedonisë me një dyqan në fillim Shkup…Tetovë. Përveç Turqisë, rrjeti është i pranishëm edhe në tregun e Francës ku ka rrjetin e vet të dyqaneve, por edhe shet nëpërmjet partnerëve në të gjithë vendin. Kompania me zyrën e saj përfaqësuese është gjithashtu e pranishme në tregun e Rusisë.

Evdema është zinxhiri më i madh i arredimit të shtëpisë në Turqi. Kompania u themelua në vitin 1972 dhe ofron një përzgjedhje të gjerë të produkteve, mobiljeve dhe dekorimeve përmes rrjetit të saj të dyqaneve konceptuale. Përveç shitjeve standarde, kompania ka zhvilluar një rrjet elektronik për shitjen e mbi 10,000 produkteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments