13.1 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeAmbasadori i SHBA-së-Kosovë Hovenier e përshëndet Marrëveshjen e Ohrit: ShBA-ja do të...

Ambasadori i SHBA-së-Kosovë Hovenier e përshëndet Marrëveshjen e Ohrit: ShBA-ja do të ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin e saj

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka cilësuar të rëndësishme pajtueshmërinë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime maratonike më 18 mars në Ohër, në prani të negociatorëve evropianë.

I pranishëm në Ohër ka qenë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili, po ashtu, i ka komentuar si pozitive zhvillimet e së shtunës.

“Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre obligimeve, në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë dhe stabilitetin për popullin e Kosovës dhe rajonit”, ka thënë ambasadori Hovenier përmes një postimi në Twitter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments