15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeAmbasada Gjermane- Oto Graf / RMV të vazhdojë të zgjidhë të gjitha...

Ambasada Gjermane- Oto Graf / RMV të vazhdojë të zgjidhë të gjitha hetimet e hapura

Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë të zgjidhë të gjitha hetimet e hapura. Oto Graf nga Ambasada gjermane dërgoi këtë porosi nga Ohri, ku foli për mundësinë që vendi të marrë një datë për fillimin e bisedimeve me BE-në. Shprehu optimizëm se parlamenti gjerman do të përgjigjet pozitivisht.

Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë kushtet më të rëndësishme për t’u anëtarësuar në NATO dhe për këtë arsye ne inkurajojmë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, të vazhdojë përpjekjet e saj për të përfunduar të gjitha hetimet e hapura, pasi tani është koha për të zgjidhur këtë çështje përgjithmonë dhe prokurorët e shtetit të përcaktohen/emërohen në parlament. Qeveria gjermane është plotësisht e përkushtuar për reformat dhe po kështu janë diskutimet për pranimin në BE. Por, vendimi teknik mbetet në duart e parlamentit. Ende ka punë për të bërë, por ne jemi shumë optimistë që do të ketë një zgjidhje pozitive në tetor -deklaroi Oto Graf, Ambasada e Gjermanisë.

Ambasadorja amerikane tha se vendi ka një rrugë të gjatë për të bërë.

Vendi juaj po përpiqet të bëhet anëtar i 30-të i NATO-s, por ju akoma po i zgjidhni problemet tuaja afatgjata me fqinjët tuaj, duke ndërmarrë reformat e nevojshme dhe po zhvilloni institucionet tuaja. Kjo është një garanci për një vend më të sigurt dhe më të prosperuar. ka ende punë për të bërë, ka ende shumë rrugë që duhet ecur edhe kjo duhet të thuhet/pranohet – tha Kejt Meri Bërns-Ambasadore e SHBA-ve në Shkup.

Presidenti Stevo Pendarovski tha se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm, madje edhe Brukseli, se rajoni duhet të ketë një perspektivë evropiane. Ai paralajmëroi se për shkak të lodhjes së BE-së për rajonin, aktorët e tjerë e kanë rritur rolin e tyre në sigurimin e të ashtuquajturave alternativë dhe dekurajim të forcave progresive në rajon.

Mungesa e rezultateve domethënëse në procesin e integrimit padyshim që zvogëlon entuziazmin për reforma dhe krijon rrezikun e ngadalësimit të mundshëm dhe madje anulimin. Si alternative për reformat, Qeveritë dhe politikanët shpesh dinë të drejtohen drejt vendimeve dhe politikave populiste, shpesh me nuanca nacionaliste, dhe aktorët e palëve të treta me qëllime të këqija në rajon mund të abuzojnë me situatën. Mungesa e perspektivës evropiane i jep zë alternativa të mundshme joreale – u shpreh Stevo Pendarovski-President.

Këto qëndrime u prezantuan në një konferencë ndërkombëtare, të organizuar nga Marshall Center dhe Departamenti i Diplomacisë Publike të NATO-s, në Ohër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments