10.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeAmbasada e SHBA-ve: Maqedonia dhe Shqipëria plotësojnë kushtet për fillimin e negociatave

Ambasada e SHBA-ve: Maqedonia dhe Shqipëria plotësojnë kushtet për fillimin e negociatave

Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i përmbushin kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe dy vendet punojnë vazhdimisht në zbatimin e reformave të nevojshme dhe për këtë arsye meritojnë t’i mbajnë sa më shpejt konferencat e para ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Nga Ambasada Amerikane në pyetjen e MIA-s se si e komentojnë hapjen e Qendrës kulturore “Vaço Mihalljkov” i cili është personazh kontrovers për shkak të bashkëpunimin me Gjermaninë naziste, ata theksojnë se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i zgjidhin kontestet.

“Vazhdojmë me thirrjen tonë ndaj Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që ta zgjedhin këtë kontest bilateral”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Në pyetjen se çfarë bën Uashingtoni zyrtare që ta bind Sofjen ta heq bllokadën për në BE, nga Ambasada amerikane theksuan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i përmbushin të gjitha kushtet për nisen e bisedimeve dhe se Departamenti shtetëror japin mbështetje të fuqishme për hyrjen e RMV-së në BE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments