15.8 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti uron Ramazanin : Muaj i paqes, mëshirës dhe bamirësisë,le të...

Ali Ahmeti uron Ramazanin : Muaj i paqes, mëshirës dhe bamirësisë,le të shfrytëzojmë begatitë hyjnore për thellimin e respektit dhe solidaritetit mes njëri – tjetrit

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë besimtarët musliman për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit, shkruan SYRI.

Të nderuar besimtarë muslimanë,

Nesër fillon muaji i bekuar i Ramazanit, andaj dua të përcjell deri te të gjithë ju urimet e mia të sinqerta për agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.

Ramazani është muaj i paqes, mëshirës dhe bamirësisë, andaj le të shfrytëzojmë begatitë dhe porosirë hyjnore që sjell në shërbim të pastrimit tonë shpirtëror dhe thellimit të respektit dhe solidaritetit mes njëri – tjetrit.

Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të gjitha familjet tuaja!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments