12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti uron ndër të parët Presidentin e ri Amerikan Xho...

Ali Ahmeti uron ndër të parët Presidentin e ri Amerikan Xho Bajden

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nëpërmjet rrjetit social ka uruar presidentin e ri të SHBA-së të sapo zgjedhur Joe Biden.

Kreu i integristëve i ka uruar punë të mbarë presidentit të ri të SHBA-së, si dhe ka falënderuar presidentin në largim Donald Tramp për kontributin e tij në 4 vitet e kaluara.

Postimi i plotë në Facebook

Rikthehet miku jonë i madh, Joe Biden, tashmë në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës??Uroj shëndet, punë të mbarë dhe suksese për Presidentin Biden dhe përgëzoj SHBA-të për përmbylljen e procesit zgjedhor dhe të zgjedhurit e ri në Kongres, Senat dhe në Shtëpinë e Bardhë. Faleminderime të mëdha edhe për Presidentin Donald Trump dhe kontributin e tij në 4 vitet e kaluara. Miqësia jonë me??është e përhershme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments