10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Financave Fatmir Besimi: Kemi siguruar mjete për mbështetje financiare për...

Ministri i Financave Fatmir Besimi: Kemi siguruar mjete për mbështetje financiare për pagesën e pagave!

Ndryshimet ligjore për 22 masa nga gjithsej 31 masa nga Pakoja e katërt, të cilat janë nën kompetencën e #MinistrisëSëFinancave, tashmë janë miratuar ose janë në procedurë parlamentare, ose janë përgatitur dhe vendosur në ENER për konsultim publik.Kjo u theksua nga Ministri i financave Fatmir Besimi në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtoreshën e Drejtorisë për të ardhura publike Sanja Llukarevska me rastin e miratimit të ligjeve për mbështetjen financiare të punëdhënësve dhe të vetëpunësuarve për pagesa të pagave, të cilat u miratuan nga Parlamenti.Masat nga Pakoja e katërt të cilat janë nën kompetencën e Ministrisë së financave dhe të cilat u mundësuan nga Rebalanci i buxhetit mund të kategorizohen në katër kategori, siç janë: Masat për mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare të kompanive Masat për mbështetjen financiare të qytetarëve Lehtësim tatimor Masat në drejtim të zgjidhjes sistematike Me këto mjete do të sigurohet mbështetje për sektorin privat dhe qytetarët gjatë valës së dytë të covidit, dhe do të mbështesin më tej rimëkëmbjen. Është shumë e rëndësishme të theksohet se këto masa janë krijuar për të vepruar pozitivisht si nga ana e furnizimit ashtu edhe nga ana e konsumit dhe kështu të amortizojnë pasojat e krizës, – tha ministri i Financave Fatmir Besimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments