6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeALI AHMETI: TAKSA DUHET TË PEZULLOHET, VONESAT SHKAKTOJNË PROBLEME

ALI AHMETI: TAKSA DUHET TË PEZULLOHET, VONESAT SHKAKTOJNË PROBLEME

Ne një intervistë ekskluzive për RTK me rastin e 11 vjetorit te pavarësisë, kryetari i BDI-s, Ali Ahmeti ka bërë retrospektivë të rrugës drejt pavarësisë, duke përmendur shumë bashkëveprimtarë të tij të cilët kanë qenë një brez që i kanë dhënë frymë dhe jetë asaj që më vonë do të quhet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. 

Gjatë intervistës në pyetjen se a duhet të hiqet taksa e vendosur, Ahmeti u shpreh se  personalisht mendon se rrugë dalje tjetër nuk ka nga kjo situatë përveq që përkohësisht të bëhet pezullimi i taksës.

“Çdo vonesë në bisedimet përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë  mund të shkaktoj problem jo vetëm në mes këtyre dy shteteve por edhe në rajon e më gjerë. Kështu që i gjithë angazhimi duhet të shkojë në drejtim të forcimit të paqes, stabilitetit, sigurisë me çka si një tërësi e vetme të anëtarësohemi në NATO dhe Bashkimin Evropian,” u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments