10.7 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: Për korrupsionin nuk ka përgjegjësi vetëm politika

Ali Ahmeti: Për korrupsionin nuk ka përgjegjësi vetëm politika

Lideri i Bashkimit Demokratik Ali Ahmeti edhe një herë bëri thirrje që të luftohet korrupsioni në shtet. Në paraqitjen e tij para mediave, gjë që ndodh rrallë me kreun e BDI-së, ai mes tjerash u arsyetua se korrupsion ka edhe në vendet më të zhvilluara, por sipas tij, atje mediat dhe shoqëria civile janë më të mobilizuara. Me këtë rast kërkoi që mos të lihet përgjegjësi për këtë dukuri vetëm tek autoritetet.

“Lufta kundër krimit, korrupsionit, dukurive të shëmtuara në vazhdimësi duhet të luftohet, duhet të punohet dhe këtu të gjithë bashkë duhet të jemi, shoqëria civile, mediumet sepse korrupsion ke edhe në shtetet e përparuara, mirëpo organizimi dhe mobilizimi është shumë më i lartë se sa në vendin tonë. Në komunikim të përhershëm janë mediumet, shoqëria civile dhe gjithëçka e keqe, gjithëçka e shëmtuar bashkërisht duhet të luftohet dhe nuk duhet lënë përgjegjësia vetëm tek autoritet politike”, deklaroi Ahmeti. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments