7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: Para lirisë, dëshmorët kanë vënë jetën

Ali Ahmeti: Para lirisë, dëshmorët kanë vënë jetën

Nën përkujdesjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për
Integrim, z. Ali Ahmeti sot me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve
është organizuar Akademi përkujtimore për të gjithë dëshmorët e rënë.

Me këtë rast, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe prijësi i
shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, z. Ahmeti mbajti fjalim rasti, duke
folur mbi luftën dhe sakrificën e popullit shqiptarë, përkujtimin mbi
dëshmorët dhe të rënët për lirinë që ne sot e gëzojmë, për të arriturat
e shqiptarëve dhe barazinë si dhe për rrugën të cilën duhet ndjekur
populli jonë dhe ai në rajon drejtë heqjes së kufirit mes tyre.

Në vazhdim ju sjellim fjalimin integral të z. Ahmeti.

Të nderuar bashkëluftëtarë,
Të nderuar familje të dëshmorëve,
Të nderuar të pranishëm,

Sot është 5 Maji dita e përkujtimit, dita e mos-harrimit, të atyre
ngjarjeve të mëdha që ndodhën tash e 20 vite më parë, ne në çdo
përvjetor dhe në çdo 5 Maj e freskojmë kujtesën tonë, e duke freskuar
kujtesën tonë bëjmë porosi për gjeneratat e ardhshme se e kaluara nuk ka
qenë një dramë me ca akte por ka qenë një moment sakrificash, dhimbjesh,
për më të afërmit, për familjet, por njëherësh pa këta sakrifica por
edhe pa dhimbje nuk do të bëhej ajo që është bërë që me shekuj
shqiptarët kishin punuar, luftuar për ditë të bardha e të lira.

Sot bëhen 20 vjet ku përkujtohen dëshmorët e parë, përkujtohen dëshmorët
nga të gjithë ne, me vizita në familje, varreza, por për shkak të
situatës së jashtëzakonshme që kemi, këto vizita kanë qenë të kufizuara
dhe vlerësuam që këtë 20 vjetor të mblidhemi tok këtu në respekt të
heronjve dhe dëshmorëve dhe familjeve të tyre dhe në përkujtim për të
gjithë familjet dhe atdhetarë e patriotët se në asnjë moment nuk do të
shmangim porositë dhe idealet për të cilat ranë e u sakrifikuan
bashkëluftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët tanë.

Ne kemi arritur mjaft, por e mjaftueshme asnjëherë nuk është përderisa
misioni jonë, punët tona akoma nuk janë përmbyllur, kemi edhe shumë për
të bërë sepse kemi obligim ndaj të rënëve, kemi obligim ndaj gjakut që
është derdhur dhe para familjeve të dëshmorëve e misionarëve të mëdhenj
që ka pasur kombi ynë.

Ne jemi të vetëdijshëm për përballjet që na presin, por njëherësh jemi
edhe të përgatitur për ato përballje, as nuk jemi frikësuar e as nuk do
të frikësohemi nga vështirësitë dhe përballjet që na presin, amanet e
ideal i dëshmorëve ka qenë që flamuri kombëtarë të valëvitet i lirë, ky
amanet është realizuar, amanet ka qenë që gjuha e nënës të ligjërohet pa
pengesa, kemi arritur që ta bëjmë dhe të ligjërohet në tre universitete
në gjuhën e nënë së dëshmorëve të rënë, kemi arritur të
institucionalizojmë krenarinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që dikur
ishte i përdhosur dhe sakatosur, them përsëri që edhe shumë punë para
nesh ka, sot pavarësisht të arriturave që janë bërë, në vendin tonë dhe
në rajon sigurisht që ka forca akoma që duan t’i hedhin flakë rajonit,
duke bërë projekte e strategji ku ne shqiptarët e Maqedonisë të jemi të
kujdesshëm dhe mos biem në grackë të provokimeve me gjoja oferta të
nacionalistëve, gjoja se për një rend më të mirë shoqëroro-politik sepse
për marrëveshjen e Ohrit çmimi ka qenë i lartë, është një marrëveshje e
cila ndryshoi statusin politik dhe juridik të shqiptarëve në trojet e
veta, ne e mohuam ndarjen e këtij shteti e konsideruam dhe në të
kaluarën si shtet tonin por jo si qiraxhi por si zot të shtëpisë,
dalzotës në shtëpinë tonë përderisa ke gjuhë e flamur e universitete
sigurisht që je, çdo eksperiment nuk do të ishte i leverdishëm për ne
shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për ne detyrë është të
kapim hapin e duhur e të anëtarësojnë vendin në BE ashtu siç e bëmë në
NATO, detyrë është që të punojmë bashkë edhe me bashkëqytetarët tanë që
ky vend është i përbashkët dhe duhet të anëtarësojmë në Bashkimin
Evropian, bashkë të angazhohemi dhe kufijtë e ndarjes të hiqen, nuk ka
arsye të ketë kufij midis shqiptarëve dhe popujve tjerë por të vendoset
një standard siç e ka vendos Evropa e bashkuar, ne nuk kërkojmë më shumë
se sa vet standardet që i ka vendos BE-ja, e kaluara është tepër e
hidhur, e dhimbshme, ne kemi qenë dhe mbetemi luftëtarë, e kalojmë të
kaluarën për shkak të dhembshurisë dhe nuk duam që ajo e kaluar të
përsëritet por të shohim se si mund të ecim përpara dhe të ndërtojmë
vlera të cilat na ofrojnë qytetërimet evropiane.

Në çdo 5 Maj sigurisht që ka kujtime, në çdo 5 Maj ne kujtojmë të rënët,
ne reflektojmë të shohim se çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet bërë, e
çfarë nuk kemi bërë, prandaj me këtë rast do të doja që të rrisim
kujdesin në veçanti për përmendoret, varrezat e dëshmorëve ashtu siç
vendosëm gurrë themelin në komunë të Likovës në kompleksin e varrezave
të dëshmorëve në Sllupçan për përkujtim të të rënëve, të shohim edhe në
hapësira tjera ku janë varrezat e dëshmorëve që të jemi në kujdes sepse
kështu kryejmë detyrim moral dhe kombëtarë dhe mbesim në kujtesë për
brezat që vijnë sepse të arriturat kanë një çmim, e ai çmim nuk ka çmim,
është vetë jeta.

Prandaj këta burra, gra e nëna, para lirisë kanë vënë çmimin më të lartë
që mund të çmohet, jetën.

Lavdi gjithë të rënëve për liri, rroftë populli shqiptarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments