“5 Maji”, Ziadin Sela-ASH: Ku mbeti amaneti i dëshmorëve (VIDEO)

63

Sot, më 5 maj, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela, ishte për vizitë në familjen e dëshmorit Mujdin Aliu në fshatin Poroj të Tetovë

Mujdin Aliu shërbeu si epror në Brigadën 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku kontributin më të madh e dha në Betejën e Koshares. Ai ra dëshmorë më 14 prill të vitit 1999 gjatë luftimeve të ashpra me forcat jugosllave në mbrojtje të kufirit shqiptaro-shqiptar.“Sot është Dita e Dëshmorit, është ditë që shënohet me manifestime anekënd viseve shqiptare, është ditë në nderim të atyre që sakrifikuan në mënyrën më të pastër të mundëshme. Është dita kur nderohen njerëzit që janë sublimat i pastërtisë dhe qellimeve më të pastra për popullin shqiptarë. Ka një shprehje që thotë, çdo kohë ka heronjtë e vetë, ndërsa dëshmorët, në këndvështrimin tim, janë heronjtë e gjithë kohërave. Gjithçka që do të bëhej për të manifestuar këtë ditë do të ishte shumë pak në krahasim me atë se çka meritojnë, por unë preferoj që festat të jenë ditë reflektimi për të gjithë ne, si prindër, si qytetarë, si politikanë, si profesionistë të lëmive ku ne veprojmë, që ku jemi dhe deri ku janë amanetet e këtyre njerëzve që sakrifikuan më të shtrenjtën e tyre, familjen dhe gjakun e tyre. Vetëm duke reflektuar, në mënyrë të drejtë dhe të sinqertë ne do të duhet të arrijmë në konstatimin që kemi shumë punë për të bërë dhe kemi nevojë ato edhe sot për heronjtë e kësaj kohe”, u shpreh Sela