10.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeALI AHMETI: MOS I DILNI URAGANIT PARA SE JU SHKELË

ALI AHMETI: MOS I DILNI URAGANIT PARA SE JU SHKELË

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI. Para të pranishmëve, krahas kryetarit Ahmeti, fjalë rasti kanë mbajtur edhe kryepalamentari Xhaferi, zëvendës kryeministri i parë Grubi, ministri i Jashtëm Osmani si dhe sekretari i përgjithshëm i BDI, Faton Ahmeti.

Do doja të ndaj një gëzim sonte me të gjithë ju për arritjen historike që Kosova bëri më 18 mars në Ohër, duke hapur shtigjet drejt anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare që nga BE, NATO e deri në OKB. Kjo është marrëveshja që siguron rrugën e sigurtë të Kosovës, ndaj urime kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe gjithë popullit, sepse Kosova ka pasur legjitimitetin por tashmë Kosova ka legjitimitet, sovranitet dhe është shtet sovran. Ndaj ju uroj punë të mbarë. Ne 20 vite kemi punuar që njerëzit të jenë bashkë, ndaj sonte u ndala edhe në Çair si vazhdë e takimeve që kam pasur nga Pollogu e deri në Shkup. Kohëve të fundit shumë po ju ngelet hatri, por te unë kthim prapa ska! Unë respektoj vendimet e shumicës së organeve partiake, por unë nuk mund të dal nga rruga e trasuar me gjak e me vlera, ndaj një përshëndetje speciale shkon për bashkëluftëtarët e mi dhe familjet e dëshmorëve. Misioni ynë nisi për bashkim, për të ju dhënë shqiptarëve atë që e kanë merituar historikisht, lirinë, drejtësinë, barazinë, sepse fjala e lirë dhe mendimi pa kufi është anarki! Unë, Talat Xhaferi dhe të gjithë si në, duhet të punojmë që këtë rrugë të ua shtrojmë e begatojmë gjeneratave të reja sepse kohërat kanë ndryshuar. Sot kërkohet arsimim, cilësi e ekspertë, ndaj unë jam shumë krenar me ekipin që ka BDI në qeveri, dhe këtë krenari ma shton më shumë kur marr komplimente nga përfaqësuesit ndërkombëtar se sa imazh të mirë kemi. Ne duhet të mbështesim gjithë ato kuadro profesionale që të tregojnë aftësitë e tyre, jo të ngulfasim BDI-në, sepse kemi 100 mijë deri në 152 mijë votues këtu e në 20 vitet e ardhshme… Hapni krahët dhe pranoni të rinjtë, pranoni të ardhmen, sepse nuk mund të jemi pjesë e Europës pa cilësi e kuadro profesionale. Në vitin 2001 më thoshin po çka të duhet Arbën Xhaferi e Imer Imeri, JO, na duheshin sepse neve na duhej bashkim dhe unitet më shumë se kurrë. Kemi tejkaluar veten për shumë çështje, sepse uniteti të bën të rëndësishëm, sepse ne kemi përgjegjësi morale e kombëtare që shqiptarët të jenë aty ku e meritojnë.

Ne nuk vijmë nga kancelaritë e as ekranet televizive, por vijmë nga ushtritë e lufta, për të përmbysur një sistem të vjetër e për të vendosur sistemin e barazisë. Frontit për BDI nuk duhet të frikësohet askush. Kam folur me shume liderë politike, ju kam thënë t’i lënë anash inatet e dokrrat, por të bashkohemi e ta bëjmë këtë vend Europë, sepse anëtarësimi i vendit tonë në BE është shërbimi më i madh që mund të ju bëjmë familjeve shqiptare duke ndalur emigracionin. Nuk ndalet rruga drejt BE-së me propaganda, ndaj Artan, ne nuk jemi tren por jemi urgan i pandalshëm, mos i dilni para urganit se ju shkelë, tha Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments