19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti ende s’ka vendosur për Tetovën! Arifi e gatshme për mandatin...

Ali Ahmeti ende s’ka vendosur për Tetovën! Arifi e gatshme për mandatin e tretë, por a do e duan qytetarët!?(video)

Zgjedhjet lokale sipas të gjitha gjasave do të mbahen me 3 tetor, siç paralajmëroi sot kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

E në Tetovë flitet se Teuta Arifi do të kërkojë edhe mandatin e tretë për kryetare të Komunës.Në emisionin 10 minuta të TV21, Arifi nuk e kishte mohuar dëshirën për të qenë edhe në një mandat në krye të Tetovës.

“Unë nuk kam thënë asnjëherë  jo për kandidimin, por atë çështje e kam lënë si çështje të vendimit dhe analizës të subjektit politik i cili e bën vetë kandidimin”, u shpreh Teuta Arifi.

Pyetëm kryetarin e BDI-së nëse edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale në Tetovë do të garojë me Teuta Arifin.

 “Akoma nuk është shtruar si temë për shkak të virusit  dhe nuk do vonoj shumë pasi në tetor dihet me 3 tetor sipas kryetarit të kuvendit do të duhet të organizohen zgjedhjet lokale dhe ka disa muaj për të ulur dhe biseduar për të bërë vlerësimet e duhura  për zgjedhjet lokale”, deklaroi Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së.

Anketuam disa qytetarë të  Tetovës se sa janë të kënaqur me punën e kryetares Arifi dhe se a do ta votonin të njëjtën edhe për mandatin e tretë.

“Nëse e analizojmë të gjithën nuk e meriton, pasi që shumë premtime si ka realizuar dhe shumë të tjera gabim i ka bërë.”

“Ka premtuar diçka nuk është pa asgjë, mirë por nuk ka punuar atë që ka premtuar. Nëse e marrim programin e asaj para zgjedhjeve mund të shohim me 80% nuk e ka realizuar, me 20 % e ka realizuar”.

“Të shohim a do na rrejë me premtime të reja apo të vjetra”.

“S’di ­çka të them në aspektin politik. A e kishit votuar? Po po patjetër”.

“Jo, sa më shpjet të dale, hiq s’ka punuar as për popull as për komunën për asgjë, sa më shpejt të dale të vijë një tjetër”.

 Arifi, kryetare e komunës u shpall në vitin 2013, kur si kundër kandidat kishte Sadi Bexhetin nga PDSH. Në mandatin e dytë në vitin 2017 fitoi ndaj kryetarit të Lëvizjes Besa, Billall Kasami. 

Sa i përket partive tjera, flitet se PDSH serish do ta kandidojë Sadi Bexhetin, ndërsa nga Besa dhe koalicioni ASH-AAA ende nuk ka dalë ndonjë emër që do të kandidohej për kryetar të Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments