10.3 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: Duke uruar që bekimet e muajit të shenjtë të Ramazanit...

Ali Ahmeti: Duke uruar që bekimet e muajit të shenjtë të Ramazanit të kenë ndriçuar shpirtërat dhe vatrat tuaja familjare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, arkitekti i Frontit Europian Ali Ahmeti përcjell urimet më të sinqerta për festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë. Postimi i plotë:

Të nderuar besimtarë,

Duke uruar që bekimet e muajit të shenjtë të Ramazanit të kenë ndriçuar shpirtërat dhe vatrat tuaja familjare, ju uroj festën e Fitër Bajramit!

Praktikimi i veprave të mira në shërbim të së mirës së përgjithshme, respekti dhe solidariteti ndërnjerëzor që na i rikujton për çdo vit qofshin kryefjala e përditshmërisë sonë!

Qofshin të pranuara agjërimi dhe të gjitha lutjet e bëra! Paçi shëndet, mbarësi e harmoni në çdo hap të jetës suaj!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments