16.5 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti thotë se agjëron kur ftohet në iftare: Këtë e kam...

Albin Kurti thotë se agjëron kur ftohet në iftare: Këtë e kam bërë jo vetëm sivjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar nëse ka agjëruar në këtë muaj të Ramazanit.

“Në ditët kur kam shkuar nëpër iftare kam agjëruar. Dhe këtë e kam bërë, jo vetëm sivjet”, tha Kurti.

Këtë koment, Kurti e bëri pas pjesëmarrjes në iftarin e shtruar nga imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në lagjen e Spitalit, në Prishtinë.

Sonte është edhe Nata e Kadrit, vlerë e veçantë sa i përket besimit, përkushtimit por gjithashtu besimit e paqes. Unë uroj që Zoti të pranoj lutjet dhe agjërimin tuaj dhe mirësia që e keni dhënë”, u shpreh Kurti për Ekonomia Online.

“Muaji i Ramazanit, është muaj i sakrificës e cila na mëson që të përkushtohemi. Sivjet Bajrami i Madh bie të premten, pra të xhumanë. Ju dëshiroj agjërim të lehtë”, tha Kurti, në një fjalë të shkurtër, gjatë iftarit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments