BallinaLajmeAksident i rëndë në Tetovë: 18-vjeçari me BMW dhe pa leje përplaset...

Aksident i rëndë në Tetovë: 18-vjeçari me BMW dhe pa leje përplaset me kamionçinë, dy të plagosur rëndë

Policia e Tetovës përmes një komunikate njofton se sot në ora 07:30, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Kiro Ristovski Drnc” në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve “BMV” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 18-vjeçar nga Tetova i cili, sipas Policisë, e ka drejtuar automjetin pa provim të dhënë për patentë shoferi dhe një automjeti ngarkues “Ford” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 24-vjeçar nga fshati Përshefcë.

Sipas njoftimit të Policisë së Tetovës, të dy shoferët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup dhe në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa pasagjeri në automjetin ngarkues, një 19-vjeçar nga Tetova, ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments