“Letër për Ana Cohen nga një ish-shok klase i saj në Vlorë: Kështu po gënjeni…
Koha që vlonjatët të zgjohen nga ajo çfarë e kërcënon Vlorën dhe të gjithë Shqipërinë
Po konturohet gjithnjë e më shumë ajo që padyshim përbën aktin më tradhëtar ndaj Shqipërisë dhe interesave kombëtare: izraelizimi i Shqipërisë.
Dy ditë më parë, Rama do bënte deklarimet e radhës para ca pensionistëve, duke thënë se “ne(jo ne por ti) duam të jemi të lidhur sa më ngushtë me Izraelin”, njëherësh duke shpallur dorëzimin dhe të një njësi ushtarake të Izraeli, ndryshe Forcat Speciale.
Dhe në krye të këtyrë shenjave kobzeza për Shqipërinë, ku padyshim janë dhe vetë investimet kinse turistike në Sazan dhe Zvërnec, qëndron Ana Cohen, një hebreje që vjen së fundi në Shqipëri, shpall shqiptarët si bashkëkombas, lutet për ditën e bashkimit të dy flamujve, por më absurdja e deklaroj Vlorën e shekujve më parë si qytet me 90 përqind hebrenj dhe vetëm 10 përqind shqiptarë.
Një përgjigje kësaj i ka dhënë së fundi një ish-shok klase me të, Ing. Mevlan Jaupaj, duke i shkruar:
“I kam dëgjuar me vëmendje intervistat e zonjës Cohen, hebreje e lindur dhe rritur në Vlorë. Unë e kam patur shoqe klase në gjimnazin “Halim Xhelo” në vitet 1960 – 1962.
Në vitin 2012 ne festuam 50-vjetorin e maturës së parë të gjimnazit ku ishte e pranishme edhe Ana Cohen. Por më çuditi kur në një intervistë më mbrapa theksoi se ka mbaruar gjimanzin “Ali Demi” në Vlorë.
Intervista e saj mbi qytetin e Vlorës, ardhjen e rolin e hebrenjve dhe popullsinë, ka nuancë të theksuar ekspasioniste, superioriteti dhe pasaktësira të mëdha. Një gjë e tillë më detyroi t’i përgjigjem me fakte shoqes time të klasës.
Zonja Cohen, duhet të dini se vendbanimet dhe qytetet e rajonit të Vlorës, janë që para shekullit të VI p.e.s dhe kanë vazhduar deri më sot. Për të plotësuar njohuritë e tua të pasakta për historinë e Shqipërisë e të Vlorës në veçanti, po përmend disa fakte dhe argumenta.
Me ngjitjen në fronin e Perandorisë Bizantine të Perandorit me origjinë Ilire Justiniani i Madh, u bë e mundur rindërtimi i qyteteve dhe kalave. Në librin e Prokopit të Çezaresë “Mbi ndërtimet viti 556”, thuhet se brenda mureve rrethuese të keshtjellës së Vlorës të rindërtuar më 535 nga Justiniani i Madh, me siperfaqe 1.4 ha, banonin 3000 banorë.
Më 1481 kur ra sëmundja e murtajës në Vlorë nuk pati asnjë hebre. Po kështu nga regjistrimi i parë i popullatës më 1493 nuk rezulton asnjë familje hebrenjsh. Nuk është e vërtetë që në Vlorë kanë ardhur në vitin 1492 shumë familje hebrenjsh dhe ato përbënin 90% të popullsisë së qytetit. Kjo është sa qesharake aq dhe e pa vërtetë. Ardhja e hebrenjve në territoret e Perandorisë Osmane ka ndodhur mbas largimit të tyre nga Spanja, në vitin 1520.
Një rol të madh per sjelljen e hebrenjve në shumë qytete porte të Perandorisë Osmane dhe në Viorë në vitin 1520 ka luajtur generali i flotës Osmane të Mesdheut shqiptari Barbarosa. Në Vlorë ai solli 25 familje hebrenjsh. Disa nga këto familje u vendosën në qytetet e tjera të vendit.
Në kohën kur hebrenjtë po përndiqeshin nga Nazizmi, edhe Vlora i priti dhe i mbrojti ata siç e do zakoni i shqiptarit. Gjatë pushtimit nazist hebrenjtë u strehuan në qendrën e Vlorës, ku lindën dhe u rritën, në qetësi të plotë, në një kohë që shumë burra, e djem vlonjatë përfunduan në kampet naziste. Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas në Vlorë nuk ka patur më shumë se 10 familje hebrenjsh.
Zonja Ana, ti vërtet e mbarove gjimnazin në Vlorë, por shumë shpejtë e harrove historinë e popullit shqiptar. I kam ndjekur me vemendje, intervistat, shkrimet dhe mburrjet e tua si ‘Lulja e Vlorës’, por më kanë lënë një shije të hidhur. Ti Zonjë na thua se Vlora është krijuar nga hebrenjtë. Këtë e përforcon dhe ëndra jote e bashkimit të dy flamujve.
Këto mendime dhe veprime të tuat janë shumë të dëmshme, aspak edukative dhe tregojnë një mungesë të theksuar respekti. Për ta mbyllur zonjë e nderuar, duhet ta dini se bashkim flamurësh kërkojnë tradhtarët dhe endacakë”, shkruan Jaupaj, duke e mbyllur mesazhin e tij me këtë frazë:
“Po Akademia e Shkencave dhe institucionet përkatëse ku janë?”
Kështu, le të jetë kjo një letërzgjimi vlonjat për atë që tashmë kërcënon Vlorën dhe të gjithë Shqipërinë.
Dhek jo nuk ka të bëjë aspak me antisemitizëm por me një antisionizëm, një ideologji e egër pushtuese pa asgjë njerëzore.”
Ripostuar nga,
LUAN QEMAL BACI
07 Korrik 2026
