11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaOpinionAkademik Abdulla Mehmeti / FATI I KUSHTETUTËS SË MAQEDONISË VERIORE, MES INTEGRIMEVE...

Akademik Abdulla Mehmeti / FATI I KUSHTETUTËS SË MAQEDONISË VERIORE, MES INTEGRIMEVE EVROPIANE DHE DEZINTEGRIMEVE TË BRENDSHME, VULLNETIT TË QYTETARËVE DHE MASHTRIMEVE POLITIKE

FATI I KUSHTETUTËS SË MAQEDONISË VERIORE, MES INTEGRIMEVE EVROPIANE DHE DEZINTEGRIMEVE TË BRENDSHME, VULLNETIT TË QYTETARËVE DHE MASHTRIMEVE POLITIKE

Politikanët shqiptarë dhe maqedonas, të tipit të atyre që i përjashtuan shqiptarët nga Kushtetuta e parë e shtetit të pavarur të Maqedonisë, të dalë nga rrënojat e ish-Federatës Jugosllave, më 1991; si të atyre që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2001, në frymën e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, e futën në Kushtetutë termin absurd të 20%-shit, për popullin shqiptar dhe gjuhën shqipe; si dhe të atyre që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2019, në frymën e Marrëveshjes së Prespës (2018), e forcuan konceptim e KAÇKM-së dhe e futën Marrëveshjen kornizë të Ohrit në Preambulë (pjesën historike) të Kushtetutës së Maqedonisë Veriore, me ndryshimet kushtetuese të radhës, që pritet të bëhen së shpejti në frymën e Marrëveshjes për bashkëpunim, miqësi dhe fqinjësi të mirë me Bullgarinë (2017), mund ta përfshijnë në Preambulë edhe datën e Referendumit për pavarësinë e Maqedonisë, 8 Shtatorin e vitit 1991, që përkon me datën e krijimit të shtetit kuisling të Maqedonisë bullgare, më 8 shtator 1944, ndoshta edhe datën 3 Mars të Marrëveshjen famëkeqe të Shën Stefanit (1878), të reviduar 3 muaj më vonë nga Kongresi i Berlinit: përderisa këtë datë për 30 vjet me radhë e kanë festuar drejtuesit e Komunës dhe faktori politik shqiptar e maqedonas në pushtet, si Dita e Komunës së Tetovës.

Asgjë nuk përbën befasi në jetën politike të vendit tonë, sidomos kur ende janë në pushtet të njëjtat parti politike ose trashëgimtaret e tyre, që i kanë ndërmarrë këto veprime tepër armiqësore kundër popullin shqiptar dhe të ardhmen e tij në Maqedoninë Veriore, duke i dëmtuar kështu edhe interesat e banorëve të tjerë në këtë vend, të popullit maqedonas, turqve, romëve, serbëve, boshnjakëve dhe të tjerëve.

(3 nëntor 2022)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments