8.8 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeAkademia Shqiptare në Maqedoninë e Veriut promovoi nëntë akademikë

Akademia Shqiptare në Maqedoninë e Veriut promovoi nëntë akademikë

Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve në RMV informon opinioni publik se në Kuvendin e mbajtur më datë 28.10.2022, në Tetovë, në bazë të Konkursit të shpallur me 01.08.2022, seleksionimit dhe shkoqitjes të aplikimeve të arritura, solli:

Vendim për pranimin e anëtarëve korespondentë të Akademisë.

Kuvendi pasi shqyrtoi me kujdes kandidaturat; erdhi në përfundim se si rrjedhim i veprimtaris së pasur, arsimore dhe shkencore; kontributit dhe të arriturave në hulumtimin shkencor, arsimimin e gjeneratave të reja, përpilimin e librave shkollor dhe universitar, citimet dhe mirënjohjet e marra në sferën nacionale dhe ndërkombëtare, të përzgjedhurit janë studjues të mirëfillt dhe puna e tyre ka pasur impakt në komunitet dhe industri.

Ata kanë merita të theksuara për arsimin në gjuhën shqipe në RMV.

Në Kuvendin e mbajtur kemi promovuar 9 Akademikë nga një bazë që përfshinte të gjitha kriteret që i kërkojnë akademitë e Ballkanit Perëndimor përfshirë kriteret që i zbaton MANU në raste të tilla . Të promovuarit janë persona të cilët si pjesëmarrës aktiv , me veprimtarinë e tyre profesionale dhe kombëtare, nxitën dhe ndihmuan rikthimin e shkollimit të mesëm dhe themelimin e dy universiteteve në gjuhën shqipe në RMV pas vitit 1991.

Në thirjen Akademik korespoendent u promovuan: Dr. Xheladin Murati, Dr. Avzi Mustafa, Dr. Tahir Zajazi, Dr. Zeqir Kadriu
Prof Dr Hasan Jashari, Dr. Suzana Aliu, Dr. Nebi Dervishi, Dr. Zeqirja Rexhepi, Dr.Florim Ajdini, ndërsa prof ass. Ardita Abduli u promovua në bashkëpuntore shkencore.

Shpresojmë që faktori politik shqiptar në Kuvendin republikan, në një të ardhme të afërt, të përgatis një Projektligj me të cilën shqiptarët do të kenë institucionin e vet publik të njejtë si MANU i cili finansohet nga të gjithë qytetarët kurse ka në forumin e saj vetëm 1% shqiptar! Kuvendin e përshëndetën, nëpërmjet videolinkut, Akademik Marengelen Kasmi nga Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve dhe Akademik Fatmir Baçi nga Akademia Boshnjake. Publikisht i falenderojmë për bashkëpunimin që kemi”, thuhet në komunikatën e Këshillit për informim të Akademisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments