Këta nuk mund të jenë këshilltarë me emra të përveçëm, po janë grup marionetash me numra të caktuar që të dallohen njëri nga tjetri. Duart e tyre janë nën komandën e shefit i cili i përdor kur dhe si ti kujtohet.Të zhveshur nga dinjiteti, e dëmtojnë qytetin pa pikë emocioni. A keni be pak turp?
KËSHILLTARËT E VLEN-IT, SËRISH THIKË PAS SHPINE TETOVARËVE
Makineria votuese e VLEN-it i shkaktoi dëmin e radhës Tetovës dhe qytetarëve të saj, për hir të përfitimeve private.
Këshilltarët e koalicionit VLEN-VMRO votuan për legalizimin e një objekti, ku me planin detal urbanistik BU29, te Qendra Sportive, është e paraparë një garazh me kate (P+5), me kapacitet prej 1425 vendparkime.
Me këtë veprim, këshilltarët e shumicës i shkaktuan Tetovës një dëm prej 1425 vendparkimesh, ndërsa ia mundësojnë personit privat që në të ardhmen të privatizojë tokën në lokacion atraktiv me vetëm 7 euro për m² në zemër të qytetit.
Ashtu si në rastin e Monopolit, vërtetohet përsëri se kjo udhëheqësi komunale është e gatshme ta shesë Tetovën pëllëmbë për pëllëmbë, pa pasur asnjë konsideratë për nevojat dhe interesat e tetovarëve.
