Edhe pse po shtohen në vazhdimësi protestuesit në këtë diell përcëllues Tetova ishte aty, por kësaj rradhe kishte më tepër pra ndërmjet 700-1000 protestuesish u ndalën në po të njëjtin vend. Numri i shtuar nga protestuesit detyroi policinë e Zaevit sërrish me kordon të gjallë të mbrojë “pasurinë shtetrore” -BDI-në. Që nënkupton se frika e BDI-së është shtuar trefish.PSE BDI PO TUTESH KUR JE E PASTËR .Por kësaj rradhe nuk mungoi as mbesa e Mehmet Pashë Derallës-Valdeta Deralla që kishte ardhur nga Austria e që para kordonit të policisë mbajti një fjalim prekës dhe u përcoll me brohoritje Ali-Teuta -Tradhëtarët-Musa Krimineli,foli edhe Shpëtim Pollozhani nga shoqata e të burgosurve politik ,që potencoi se disa ish shokë të burgjeve ia kthyen shpinën idealeve dhe u bënë shokë të ndarjes së kulaçit me Ali Bdi-në.Organizatorët theksuan shpalosjen e të vërtetave për shumë vrasje që mbetën pa u hapur të individëve pra u cilsuan në opinion si të rasteve të sajuara dhe kërkuan hetim ndërkombëtar edhe për rastin Lagja e Trimave në Kumanovë …
“Të nderuar pjesëmarrës të kësaj proteste nuk na ka mbledhur këtu sot dëshira për të shëtitur por nevoja për të protestuar kundër një dukurie mafioze të klasës politike shqiptare. Ne jemi mbledhur këtu për të kërkuar që urgjentisht Parlamenti të fillojë procedurë për të ndryshuar ligjin i cili e sanksionon publikimin e bisedave të përgjuara të politikanëve shqiptarë dhe jo vetëm. Ne kërkojmë që të shpallet i pavlefshëm ky ligj që i mbron shkelësit e ligjit. Komisioni i Venecias në mënyrë decide rekomandon se duhet të publikohet çdo dokument i cili paraqet inters publik. Bisedat e përgjuara janë më shumë se interes publik, shkaku së në ato biseda shkelen të drejtat e njeriut, shkelet po ashtu edhe kushtetuta e vendit. Në incizimet e përgjuara ka shumë vepra penale, ne nga ky tubim kërkojmë që të anulohet ky ligj shkaku se ai është sjellë vetëm me një qëllim, e ai është ligj për mbrojtjen e klasës politike shqiptare”, tha para protestuesve vllai i El Cheka-s, Blerim Ahmeti. … në ndërkohë u la takim sërrish tek Selia e BDI-së në Reçicë të Vogël