15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeArafat Muaremi: Aksioni anti-duhan zgjerohet në institucionet shtetërore

Arafat Muaremi: Aksioni anti-duhan zgjerohet në institucionet shtetërore

Vijojnë hetimet në kuadër të aksionit anti-duhan. Drejtori i Policisë Financiarë në një intervistë për Alsat zbardh se hetimi do të zgjerohet edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Doganat. Muaremi gjithashtu tha se Policia Financiare po i përgatit padit lidhur me shpërdorimet në projektin për ndërtimin e Teatrit të Tetovës. Numri “një” i policisë financiare thotë se hetime zhvillohen edhe për disa zyrtarë të pushtetit aktual.

Muharemi deri ku është hetimi lidhur me aksionin e fundit anti-duhan. Ku do të fokusohet hetimi në të ardhmen me qëllim që të zbardhet plotësisht ky rast?

E gjithë energjia e Policisë Financiare në ditët e ardhshme do të koncentrohet dhe do të orientohemi në hetimin si kanë arritur ato kompani private që të mund të importojnë atë duhan të jo-ligjshëm. Kemi ardhur deri të disa informacione të cilat na tregojnë se janë të përfshirë edhe disa institucione shtetërore që kanë dhënë vërtetime apo leje për hyrjen e duhanit të llojit Virxhinia. Konsultimet bëhen me Prokurorinë i cili besoj do të japë urdhër që të vazhdohet hetimi dhe sigurohen prova të reja, hetimi do të zgjerohet për të involvuar edhe persona të tjerë të autorizuar nga ana e shtetit.

Për cilat institucione bëhet fjalë?

Kemi të bëjmë me dy institucione, sipas provave kemi arritur ti sigurojmë ditëve të kaluara. Është Ministria e Ekonomisë dhe Doganat… Sipas prokurorisë apo prokurorit kompetent i angazhuar në këtë hetim tregon se vërtetimet apo lejet që janë dhënë për import duhet të analizohen nëse janë konform ligjit apo jo. Në qoftë se kemi shkelje apo keqpërdorim të ligjit për dhënien e lejes së importit të duhanit. Nga ana tjetër duhet të dorëzojmë fakte nëse importi i duhanit është në koordinim dhe bashkëpunim të kompanive të cilët në Maqedoninë e Veriut kanë të drejtën e prodhimit të produkteve duhanore.

Policia Financiare gjithashtu ka bërë kontrollore në dokumentacionin e projektit për ndërtimin e Teatrit të Tetovës. Çfarë shkeljesh konstatuat konkretisht dhe deri ku është kjo procedurë?

Në Teatrin e Tetovës Policia Financiare kryesisht hetimin e drejtoi në procedurën e ndarjes së tenderit apo furnizimit publik për ndërtimin e teatrit. Realizimin ende nuk kemi arritur për ta hetuar se ashtë konform procedurës apo jo. Procedurën të cilën e kanë realizuar për Teatrin e Tetovës ka shkelje në drejtimin e dokumentacionit që është kërkuar për ta fituar tenderin nga ana e realizuesit të projektit. Në konsultim me prokurorin për krime të rënda kemi arritur që në ditët në vijim të dorëzojmë padi penale për të gjithë të involvuarit në këtë proces.

Pak kohë më parë ju ngritët padi edhe për drejtorin e RTVM-së, keni marr përgjigje nga prokuroria nëse është proceduar ky rast dhe kur mund të pritet aktakuza?

Padia penale e cila është dorëzuar nga policia financiare për RTVM-në është bërë në koordinimin me Prokurorinë Themelore. Është shumë herët për të arritur deri te fillimi i procedurës hetimore për arsye se në Prokurorinë Themelore ende nuk kemi informata a është angazhuar prokurori të cilin ne si polici financiare e kemi angazhuar në procedurën para-hetimore.

Përshtypja në opinion është se shumë pak luftohet krimi në nivel të lartë. Përse funksionarët janë të paprekshëm përfshirë këtu edhe prokurorët dhe gjykatësit?

Policia Financiare ka arritur të dorëzojë padi penale për disa funksionarë të qeverisë së kaluar por edhe nga qeveria e tashme. Me tepër janë dorëzuar padi penale ndaj qeveritarëve ndaj qeverisë së kaluar por nuk do të thotë se nuk kemi dorëzuar padi dhe përgjegjësi penale ndaj funksionarëve të kësaj qeveria përfshirë drejtorë, ministra etj.

Semra Musai


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments