8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiDo të preken edhe kursimet e qytetarëve: Do të tatimohen edhe depozitat...

Do të preken edhe kursimet e qytetarëve: Do të tatimohen edhe depozitat e kursimeve në banka

Qeveria është e vendosur të godasë qytetarët. Ajo që flitet prej kohësh me siguri do të realizohet. Goditja e fundit do të jetë për depozitat e kursimeve që qytetarët kanë në banka, të cilat do të tatimohen.

Kështu u bë e ditur në takimin e drejtoreshës së Shërbimit të të hyrave të brendshme Sanja Lukarevska, ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe drejtorit të Carina Slavica Kutirov ku u bisedua për reformat tatimore.

Qytetarët mbajnë rreth 220 miliardë denarë në bankat e Maqedonisë, të cilat me ndryshimet do të tatimohen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments