www.telegrami.mk
Satirë politike
Dikur, në Shtip, një prind shkon në shkollë të mesme për të parë suksesin e djalit të tij. Kujdestari ia sjell dëftesën. Prindi e shikon dhe i dalin sytë nga balli: gjashtë lëndë, shtatë njësha, madje edhe në sjellje!
I habitur, prindi e pyet kujdestarin:
– Po ky djali im a do të ngelë në klasë?
Kujdestari, një soropuç i vjetër, ia kthen me qetësi:
– Mos u shqetëso, prind i dashur ! Hajde vihemi me kaull nga 1.000 euro se nuk e lëmë të ngelë!
Prindi, i lehtësuar, ia kthen:
– Po mirë, po a nuk duhet të mësojë diçka fëmija?
– More, ti ende nuk e ke kuptuar sistemin tonë arsimor? Këtu nuk ka rëndësi sa nota të këqija ke, por sa para ke për të kaluar klasën!
Kjo barsoletë e Shtipit m’u kujtua kur dëgjova deklaratën e Mickoskit:
„Vlerësojmë se do të fitojmë në Bërvenicë me mbi 4.000 vota!“
Tash, nuk e di a i ka parë Mickoski notat e Bërvenicës, a e ka takuar kujdestarin e klasës, apo thjesht ia ka bërë hesapet pa hanxhiun.
Por një gjë është e sigurt: kur nxënësi ka shtatë njësha, e kujdestari i premton kalimin me kaull, edhe 4.000 vota nuk duken më aq të paarritshme!
Në fund të fundit, në këtë shkollë politike nuk pyetet kush ka mësuar, por kush e ka paguar kalimin në klasë!…www.telegrami.mk
===================================================
