3.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRreth 60 gjyqtarë dhe 13 prokuror publik prej sot shkojnë në pension

Rreth 60 gjyqtarë dhe 13 prokuror publik prej sot shkojnë në pension

Për herë të parë në historinë e vendit ndodh një moment i tillë, që një numër i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë të pensionohen kështu u deklarua Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski. Ai shprehet optimist se do të gjndet një zgjidhje edhe pse fati për marrëdhënie pune ju kalon gjatë ditës së sotme.

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, i cili javën e kaluar edhe një herë i dërgoi ftesë të hapur VMRO-DPMNE-së që të kyçet në punët e Komisionit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, njoftoi se punimet do të vazhdojnë edhe pa partinë opozitare, ai shprehet optimist në miratimin e tyre.

“VMRO-së i është dërguar një letër tjetër, nëse nuk komentojnë do të fillojmë të punojmë për Kodin Zgjedhor. Ftesa për anëtarësim dhe për të dhënë propozimin e tyre është gjithmonë e hapur, ideja është të veprohet sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it”, deklaroi Nikolla Tupançeski Ministër i Drejtësisë.

Pamjaftueshmëria e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik është një çështje komplekse, sipas tij, nëse nuk kalohen ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, 60 gjyqtarëve dhe 13 prokurorëve publik u përfundon marëdhënia e punës e cila do të sjell shumë veshtirsi.

Kjo është një çështje komplekse që ka një gjenezë. Nëse nuk kalohen këto ndryshime në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, rreth 60 gjyqtarëve dhe 13 prokurorëve publik do t’u përfundojë afati i punës. Pensionimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve publik do të nënkuptojë se shumë nga procedurat do të duhet të fillojnë përsëri. Të mos harrojmë, nuk bëhet fjalë për një apo dy procedura kur ndërrohet gjyqtari në procedurë procesi pastaj fillon nga e para. I thashë, nuk e di sa është numri për momentin por nuk është i vogël, deklaroi Nikolla Tupançeski Ministër i Drejtësisë.Ai theksoi se një nga propozimet për zgjidhjen e problemit aktual ka qenë që t’u jepet mundësia personave që kanë përvojë në fushën e drejtësisë si avokatët, bashkëpunëtorët profesional me trajnime të shkurtra të jenë pjesë apo zgjidhje e këtij problemi. Opsioni i dytë ishte rritja e numrit të studentëve në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë. Dhe opsioni i tretë ishte vazhdimi me ndryshimet në Ligjin e Punës, të vazhdojnë për tre vjet shërbimin për punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments