Dhjetra anije presin me ditë në ujërat rumune të Detit të Zi për të hyrë në kanalin Sulina, të lumit Danub, me të cilin mund të arrijnë në Ukrainë.
Anijet e transportit detyrohen të marrin këtë rrugë lundrimi alternative pasi pushtimi rus bllokoi portet e mëdha si ai i Odessa e Mikolaiv.
“Meqënëse të gjitha portet detare të Ukrainës, i Mariupol, Odesa, Mykolaiv janë të mbyllur, anijet po përdorin këtë dhe rrugë të tjera alternative”, thotë kapiteni rumun Mihai Calin.
“Mujain e kaluar ishin rreth 400 mjete që hynë e dolën nga kanali i Sulina. Nëse lufta nuk mbaron shpejt do të shohim transport detar si asnjëherë më parë”, shton ai.
Edhe krye-motoristi i mjetit Gabriel Danila thotë se puna në kanal është shtuar shumë.
“Nganjëherë duhet të bëjmë gjithçka me një ngakesë. Nisemi në punë në agim dhe mbarojmë kur perëndon dielli”.
“Aktualisht është vetëm kjo barkë pilot që funksionin. Jemi tre veta ekuipazh: Kapiteni, kryemotoristi dhe një marinar”, shton Gabriel.
Kanali Sulina është kthyer në një rrugë të rëndësishme për kalimin e produkteve bujqësore të Ukrainës drejt detit të Zi me anë të lumit Danub.
Për këtë arsye administratorët rumunë të kanalit kanë kufizuar përkohësisht mjetet që lundrojnë në destinacione të tjera me qëllim evitimin e radhëve të gjata të barkave.